“Informimi i mediave në fushatë zgjedhore, përvoja dhe sfida”, është tema e debatit të organizuar nga SHGM në Klubin e Gazetarëve sot. Në debatin e sotëm u drejtuan drejtori i ASHMAA, Zoran Trajçevski, presidenti i Civilit, Xhabir Deralla dhe presidenti i SHGM, Naser Selmani.
Zoran Trajçevski vlerësoi se për zgjedhjet vendore, mediat informojnë shumë më me baraspeshë dhe më profesionalisht në krahasim me dy proceset e kaluara zgjedhore, në të cilat vërehej informimi i pabarabartë, dhe koordinim i dallueshëm në informim. Ai theksoi se këtë vit për herë të parë gjyqi në Shkup ka vepruar në afat ligjor pas paraqitjes së ASHMAA dhe ka gjykuar vetëm 48 orë pas paraqitjes. Sipas tij, gjyqi ende nuk i ka zgjidhur lëndët e ASHMAA të dorëzuara para dy viteve.
Presidenti i Civilit, Xhabir Deralla tha se në vend se të informohen, njerëzit kontaminohen me urrejtje përmes mediave dhe ekzistojnë vërejtje serioze për sjelljen e gjyqeve. Ai e theksi rastin ku gjyqi ka dënuar me efikasitet një qytetar të Maqedonisë për ofendim të Presidentit të Turqisë, por nuk e ndëshkoi gjuhën e urrejtjes të shprehur nga mediat pro-qeveritare në të kaluarën.
Presidenti i SHGM, Naser Selmani tha se ekziston trendi u uljes së sulmeve mbi gazetarë. Për dallim nga zgjedhjet e dhjetorit, kur ishin të regjistruara dy sulme fizike mbi gazetarë, në këtë fushatë zgjedhore nuk ka asnjë sulm fizik, por vetëm kërcënime verbale.
“Policia ka filluar me seriozitet ti hetojë sulmet, por fakti se nga 54 sulme, asnjë sulmues nuk është i ndëshkuar nga gjyqet, brengos. Kjo tregon për politikë të qartë të mosndëshkimit. Vetëm 10 raste janë plotësisht të hetuara dhe janë paraqitur pesë raste penale dhe edhe aq të shkeljeve. Me politikën e mosndëshkimit nuk mund të presim përmirësimin e lirisë së shprehjes”, theksoi Selmani, dhe u zotua për ndërtimin e mekanizmit efikas institucional për parandalimin e dhunës kundër gazetarëve, në të cilin do të marrin pjesë policia, prokuroria dhe gjyqi.
Ky debat u organizua OnLimit media dhe SHGM, me mbështetje financiare nga Civika mobilitas.
Burim: SHGM
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, përndryshe e zakonshme për përmbajtjet që i boton kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me burimin për marrjen e përmbajtjeve të këtilla.