Kategoritë

KUVEND Kuvendi do të zgjedhë gjykatës kushtetues dhe anëtarë të Këshillit të prokurorëve publik

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë mbledhjen e 35-të, në rend dite të së cilës janë Propozimi për zgjehdje të gjykatësit të Gjykatës kushtetuese dhe Propozimi për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publik.

Naser Ajdari është propozuar për gjykatës të ri kushtetues. Në Gjykatën kushtetuese është i zbrazët vetëm vendi i Ismail Dardhishtës, pas zgjedhjes së Darko Kostadinovskit dhe Osman Kadriut në janar të këtij viti.

Për anëtarë të Këshillit të prokurorëve publik janë propozuar Angel Solev, ish-gjykatës dhe Angele Ilievski, avokat.

Në rend dite të kësaj mbledhje janë disa pika nga sfera e arsimit, ekonomisë, si dhe ligji për të falimentuarit.

Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.