• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Takim i Xhaferit me ambasadorin e Kazakistanit Abdrashov

May 26, 2021
in POLITIKË, BALLINA, INTEGRIME, LAJME
Takim i Xhaferit me ambasadorin e Kazakistanit Abdrashov
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot u takua me ambasadorin e Republikës së Kazakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Zhanibek Abdrashov, të cilit i uroi mirëseardhje të ngrohtë dhe në vazhdim e theksoi bashkëpunimin e tanishëm të jashtëzakonshëm me Ambasadën e Republikës së Kazakistanit dhe shprehu besimin se e njëjta do të vazhdojë në të ardhmen, me dinamikë edhe më të madhe.

“Ai i riafirmoi përfitimet nga marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore mes dy shteteve me atë rast i kushtoi vëmendje të veçantë diplomacisë parlamentare në avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale, dialogut politik dhe dimensionimit të bashkëpunimit të përgjithshëm ndërmjet dy vendeve. E informoi ambasadorin për formimin e Grupit Parlamentar të Bashkëpunimit me Republikën e Kazakistanit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që është tregues për interesimin tonë për përforcimin e bashkëpunimit parlamentar”, njoftoi shërbimi për shtyp i Kuvendit.

Kryetari Xhaferi, me kënaqësi të veçantë ia dorëzoi ambasadorit ftesën për Kryetaren e Mazhilisit të Republikës së Kazakistanit, znj. Nurlan Nigmatulin, me shpresë se e njëjta do të realizohet në kohën më të përshtatshme për të dyja palët.

“Ambasadori Abdrashov falënderoi pritjen e ngrohtë në dhomën e demokracisë dhe theksoi se raportet mes Republikës së Kazakistanit dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut janë miqësore. Shkurtimisht informoi për ballafaqimin e Parlamentit të Republikës së Kazakistanit me sfidat e pandemisë në periudhën e kaluar dhe procesin e kompletuar të vaksinimit. Informoi edhe për nënshkrimin tre marrëveshjeve kryesore nga sfera e drejtësisë nga ana e Qeverisë së Republikës së Kazakistanit, në drejtim të planit për bashkëpunim më të ngushtë ndërparlamentar në nivel të Grupeve të Bashkëpunimit që është në interes të ndërsjellë, shprehu bindjen se ai do të vazhdojë sapo ta lejojnë protokollet shëndetësore në lidhje me pandeminë me Kovid-19”, thuhet në njoftim.

Abdrashov nënvizoi se misionin e tij do e orientojë nga përforcimi i bashkëpunimit ekonomik të dy vendeve, nga rritja e këmbimit tregtar dhe fillimin e aktiviteteve investuese ndërmjet dy vendeve.

Bashkëbiseduesit shprehën bindjen, se periudha e ardhshme do të jetë periudhë e bashkëpunimit bilateral të frytshëm, në shumë nivele, mirëpo edhe bashkëpunim në planin multilateral.

Next Post
Shahpaska: Buxheti për vitin 2021 është orientuar drejtë vazhdimit të reformës sociale, kujdesit për të rinjtë, uljen e papunësisë dhe varfërisë

Shahpaska: Puna në distancë do të përfshihet në Ligjin e ri për marrëdhënie pune

Ministria e Ekonomisë e përgatiti Propozim-ligjin e parë për PPP-në në vend

Bekteshi-Kunduros: Realizimi i projekteve të përbashkëta energjetike janë kyçe për rritjen e bashkëpunimit rajonal

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom