• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Shahpaska: Puna në distancë do të përfshihet në Ligjin e ri për marrëdhënie pune

May 26, 2021
in EKONOMI, BALLINA, LAJME, POLITIKË
Shahpaska: Buxheti për vitin 2021 është orientuar drejtë vazhdimit të reformës sociale, kujdesit për të rinjtë, uljen e papunësisë dhe varfërisë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në seancën e sotme të Këshillit Social Ekonomik theksoi se puna në distancë do të përfshihet në Ligjin e ri për marrëdhënie pune.

“Në periudhën e pandemisë si shoqëri kemi bërë hap serioz në përshtatjen e procesit të punës, atje ku mundet, në pajtim me kushtet të cilat ishin imponuar nga gjendja e re”, theksoi Shahpaska në seancën e KSE, lidhur me analizat e bëra nga ana e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP).

Analizat, të cilat janë në kuadër të projektit “Përforcim të dialogut social”, kanë të bëjnë me kulturën sipërmarrëse, punën në distancë, qasjen në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme deri te mjetet financiare dhe ekosistemin sipërmarrës në Maqedoninë e Veriut.

“Këto analiza do jenë shumë të dobishme në zhvillimin dhe implementimin e politikave sociale ekonomike”, theksoi Shahpaska.

Në seancën e sotme u prezantua dhe u shqyrtua Draft korniza e treguesve, të cilat e matin efikasitetin e Këshillave Socialë dhe Ekonomikë të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ky dokument është hartuar në kuadër të projektit rajonal Platformë për punësim dhe çështje sociale 2.

Në nismë të Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë, në seancën e KSE u prezantua edhe Hulumtimi kombëtar në kuadër të projektit “Hendeku midis brezave” të zbatuar nga ana e tyre. Ky hulumtim ka për qëllim marrjen e të dhënave thelbësore, për menaxhim dhe sfidat midis brezave të tregut të punës të Maqedonisë së Veriut.

Në seancën e KSE-së, nga ana e anëtarëve, është zgjedhur Sali Sali, si përfaqësues i Këshillit Social Ekonomik për anëtar të Këshillit për Statistikë.

“Këshilli Social Ekonomik vazhdon në suaza të grupeve dhe trupave të punës, përmes udhëheqjes së dialogut social konstruktiv të ndikojë në krijimin e politikave, të cilat janë me interes të përbashkët të faktorëve në shoqëri”, thonë nga Ministria.

Next Post
Ministria e Ekonomisë e përgatiti Propozim-ligjin e parë për PPP-në në vend

Bekteshi-Kunduros: Realizimi i projekteve të përbashkëta energjetike janë kyçe për rritjen e bashkëpunimit rajonal

Arsovski: Marrëveshja e vitit 2017 është bazë e mirë për biseda me Bullgarinë, nuk ka nevojë për një të re ose aneks të marrëveshjes

Arsovski: Një M-Smart kartelë për lirim nga pagesa për taksë rrugore e shtetasve serbë kushton 860 denarë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom