Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë javën e ardhshme duhet të takohen me qëllim që ta dakordojnë terminin e mbajtjes së konferencës së dytë ndërqeveritare në të cilën duhet të miratohet plani aksionar, paralajmëroi dje kryeministri Zoran Zaev.
Plani aksionar, gjegjësisht plani sektorial për bashkëpunim me Bullgarinë është definuar nga të dyja vendet me këmbim të ideve ndërmjet dy vendeve. Zaev shfaqi bindje se miratimi dhe implementimi i tij do të ndihmojë në krijimin e ambientit të tërësishëm për zgjidhjen e çështjeve tjera të hapura me Sofjen.
“Pres me siguri javën e ardhshme ose shumë shpejtë të realizohet takimi ndërmjet ministrit tonë Osmani dhe ministres Zaharieva për ta dakorduar konferencën e parë ndërqeveritare, për shkak të asaj që këtu nuk kemi asgjë kontestuese sipas Planit aksionar, gjegjësisht planit sektorial për bashkëpunim i cili është definuar nga idetë tona dhe nga ato bullgare të cilat arritën deri te ne.
Pres në atë takim të definohet termini për Konferencën e dytë ndërqeveritare, e para u mbajt në vitin 2019, ndërsa pastaj të miratohen në Qeveri dhe të futemi në implementim të shpejtë dhe efikas të të gjitha këtyre përcaktimeve, sepse janë të mira për Maqedoninë Veriut, dhe për Bullgarinë dhe do të jenë ndihmë në krijimin e ambientit të tërësishëm për zgjidhjen e çështjeve tjera të hapura të cilat premtoj se mund t’i zgjidhim sa më parë”, tha Zaev dje duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri pas nënshkrimit të Marrëveshjes për grant nga KVF banka gjermane e destinuar për burimet e rinovueshme të energjisë.
Kryeministri sqaroi se plani aksionar është definuar në nivel sektorial, e veçantë është puna e Komisionit historik-arsimor, ndërsa të veçanta janë çështjet politike për të cilat bisedojmë me fqiun lindor.
Plani aksionar, gjegjësisht plani sektorial, duhet të konfirmohet në konferencën ndërqeveritare të udhëhequr nga Osmani dhe Zaharieva. Sapo të konfirmohet, siç theksoi, do të arrijë si procesverbal i qeverive nga të dy vendet ta miratojnë dhe menjëherë do të fillohet me operacionalizimin e tij.
Ambasadorja gjermane në vend, Anke Holshtajn, sërish, theksoi se Gjermania edhe më tutje mbetet e përkushtuar në hapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut.
Ajo tha se udhëhiqen biseda në nivel të lartë ndërmjet Qeverisë gjermane dhe të gjitha palët e përfshira në bashkëpunim të ngushtë me kryesinë portugeze.
“Fillimi i negociatave inkuadruese ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut ishte në sektorin e zgjerimit një nga qëllimet tona më të rëndësishme në kryesimin e Gjermanisë Ne kemi mundur të arrijmë deri te marrëveshja me 26 vende, por 27 vende nuk u pajtuan. Mbesim edhe më tutje në këtë çështje. Mbesin bisedat të cilat udhëhiqen në nivel të lartë ndërmjet Qeverisë gjermane dhe të gjitha palëve të përfshira. Punojmë gjithsesi ngushtë së bashku me kryesimin portugez”, tha ambasadorja Holshtajn në pyetjen e gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeveri me kryeministrin Zaev pas nënshkrimit të Marrëveshjes për grant nga KVF banka gjermane të destinuar për burimet e rinovueshme të energjisë.
Ajo i inkuajoi të dy vendet të punojnë në agjendë të përbashkët dhe të tregojnë bashkëpunim si gjest i vërtetë në drejtim të arritjes së konsensusit ndërmjet 27-të vendeve anëtare për hapje të negociatave inkuadruese.
Plani aksionar është rezultat i ideve të këmbyera paraprake ndërmjet Shkupit dhe Sofjes dhe përmban projekte nga fusha e arsimit, kulturës, infrastrukturës, sportit me qëllim të kthimit të besimit ndërmjet dy vendeve dhe zbatimit më të shpejtë të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.
Për europerspektivën e Maqedonisë së Veriut dhe për relacionet bilaterale të Shkupit me Sofjen, por edhe me Beogradin, edhe dje u pajtua zëvendëskryeministrja bullgare dhe ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva.
Ajo, në intervistë për “24 orë” të Sofjes tha se “Sofja gjihmonë e ka mbështetur Shkupin në momentet më të rënda, dhe se do të vazhdojë edhe tani ta bëjë atë”. Konsideroj se retorika e ashpërsuar dhe emocionet duhet të qetësohen, ndërsa punët të shikohen në mënyrë pragmatike.
Sipas Zaharievës, megjithatë, nuk është e fshehtë se Beogradi ka ndikim të fuqishëm në Shkup dhe se me siguri ka tendencë të afrohet gjuha serbe, biznesi serb dhe institucionet. Trend që sipas saj, nuk ndalet në 30 vitet e fundit.
Qëllimi i Bullgarisë, thotë Zaharieva, nuk është t’i prishë marrëdhëniet miqësore ndërmjet Shkupit dhe Beogradit.