• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home EKONOMI

BP: Kripto – mjetet nuk janë mjete ligjore për pagesë, investimi në to është rrezik i lartë

February 16, 2021
in EKONOMI, BALLINA, LAJME
BP: Kripto – mjetet nuk janë mjete ligjore për pagesë, investimi në to është rrezik i lartë
Share on FacebookShare on Twitter

Kripto-mjetet nuk janë mjete ligjore për pagesë në vendin tonë, ndërsa investimi në to është rrezik i lartë. Investimet në kripto-mjetet nuk janë garantuar dhe nuk ekziston mekanizëm përmes të cilit personat do të kompensohen. Prej këtu nëse dështon platforma përmes së cilës bëhet tregtimi ose subjekti i cili ka dhënë ndonjë kripto-mjet, nuk ekziston mekanizëm për kompensim të mbajtësve të kripto-mjeteve, kumtoi Banka Popullore.

Kjo është vetëm një nga përgjigjet e pyetjeve më së shpeshti të parashtruara në lidhje me kripto-mjetet që i publikoi sot Banka Popullore në ueb faqen e saj. Përgjigjet janë të arritshme në http://nbrm.mk/prashanja-i-odgovori-za-kripto-sredstvata.nspx.

Sipas Bankës, sikur edhe në vende tjera, ashtu edhe tek ne, nuk ka definicion në përgjithësi të pranuar për kripto-mjetet. Në bazë, ato janë lloj specifik i mjeteve jomateriale, të bazuar në disa teknologji, e cila nuk është dhënë, as vlera e tij nuk është garantuar nga banka qendrore ose organ tjetër rregullator, nuk paraqesin para dhe oferta e këtyre mjeteve nuk varet nga nevojat e ekonomisë ose sistemit monetar.

Gjatë investimit në kripto-mjetet, personat ekspozohen edhe në rreziqe të shumta operative dhe rreziqe tjera nga humbja e pronës së tyre, veçanërisht në kushtet e zhvillimit të një numri të madh nga infrastrukturat e decentralizuara mbi të cilat themelohet posedimi i kripto-mjeteve dhe parregullsia e tyre në korniza globale.
Përgjigjet e pyetjeve më së shpeshti të parashtruara në opinion në lidhje me kripto-mjetet, e publikuara nga Banka Popullore, i paraqesin qëndrimet e themeluara në informata të disponueshme rrjedhëse.

“Duke e marrë parasysh tematikën e lidhur me kripto-mjetet në plan global është në zhvillim të përhershëm, ekziston besueshmëri nga ndryshimi i mëtutjeshëm dhe plotësimi i qëndrimeve të shprehura, në varësi të asaj se çfarë standarde do të zhvillohen në lidhje me kripto-mjetet në nivel global”, sqaron Banka Popullore.

Next Post
Fjalë përfundimtare të Prokurorisë për “Target – Fortesa”

Fjalë përfundimtare të Prokurorisë për “Target – Fortesa”

Nënshkruhet Deklarata për bashkëpunim midis Maqedonisë së Veriut dhe Rajnës Veriore-Vestfalia – intensifikim të bashkëpunimit ekonomik dhe shkencor

Nënshkruhet Deklarata për bashkëpunim midis Maqedonisë së Veriut dhe Rajnës Veriore-Vestfalia – intensifikim të bashkëpunimit ekonomik dhe shkencor

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom