• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Quçuk: Kontestet historike nuk duhet t’i ndërpresin reformat në Maqedoninë e Veriut

February 2, 2021
in INTEGRIME, BALLINA, LAJME
Qyçuk: Duhet të jepet sinjal i qartë se vendi i Shkupit është në BE
Share on FacebookShare on Twitter

Muret nuk kanë vend midis shteteve fqinje. Muret ekzistojnë, por jo në kuptim të drejtpërdrejtë, por nga pikëpamja ideologjike, historike dhe politike. Mund të bëhen depërtime nëpër mure dhe pengesat mund të kapërcehen, kurse të dy palët duhet të punojnë për këtë, tha eurodeputeti bullgar dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për RMV, Ilhan Quçuk.

“Nga njëra anë, një plan të tillë përgatit Qeveria bullgare, ndërkaq nga ana tjetër – Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut”, thotë eurodeputeti për TV “Bulgaria ON AIR”.

Ai shpreson se kjo do të ndodhë së shpejti.

“Bisedë pa histori nuk është e mundur. Në të njëjtën kohë, rruga e reformave në Maqedoninë e Veriut duhet të vazhdojë, por nuk duhet të pengohet nga mosmarrëveshje të vështira historike. Komisioni i përbashkët historik, i cili synon të zgjidhë shumë çështje që janë të rëndësishme, duhet të vazhdojë punën e tij. Por politikanët nuk duhet t’i shmangen kësaj çështjeje, duke e lënë atë në duart e historianëve, pa marrë parasysh sa kompetentë janë ata”, tha Quçuk.

Sipas tij, pala bullgare po bën një gabim thelbësor duke përzier dy marrëveshjet – atë me Greqinë, të ashtuquajturat Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut.

“Përderisa Marrëveshja e Prespës i jep fund mosmarrëveshjes duke ndarë fakte historike dhe personalitete, duke bërë të qartë se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka asnjë lidhje me Maqedoninë antike, çështja jonë është shumë më e komplikuar. Ai vendos termin ‘e përbashkët’, i cili ngre ‘çështje të tjera të rëndësishme për të ardhmen tonë të përbashkët, të cilat duhet të lidhen në mënyrë të pashmangshme me BE. Dy vende të tilla të afërta – Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut – mund të zgjidhin të gjitha çështjet e ngritura. Por rezulton se sa më afër që jemi, aq më larg jemi”, shpjegon eurodeputeti Ilham Quçuk.

Next Post
Marsh protestues: “Dhoma Publike” është vepër penale

Marsh protestues: "Dhoma Publike" është vepër penale

Igor Spasov është arrestuar në Sofje për shkak të dhunës në familje

Igor Spasov është arrestuar në Sofje për shkak të dhunës në familje

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom