• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Alimi i njohu dy sulmuesit, pohoi se e ka ndihmuar Selën

April 16, 2018
in BALLINA, LAJME
Alimi i njohu dy sulmuesit, pohoi se e ka ndihmuar Selën
Share on FacebookShare on Twitter

Dëshmitari Abdulfetah Alimi në seancën e sotme i njohu  dy të akuzuarit për sulmin ndaj deputetit Zijadin Sela në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.

Alimi i cili ishte sjellë  në seancë nga paraburgimi si dëshmitar i prokurorisë, i ka identifikuar Aleksandar Janevskin – Toshta dhe Kire Georgievskin.

Alimi i cili ka qenë pjesë e sigurimit  në Kuvend më 27 prill tha se ka ardhur në pres-sallën kuvendore prej se ka hyrë turma. Ka vërejtur sulm ndaj deputetëve të papërgatitur.

“Zaev veçmë kishte gjak dhe turma e njerëzve ka hedhur karrike dhe sende të tjera, ishte një kaos. Kërkohej gjak shqiptari, këto fjalë vinin nga turma. Aq sa mundëm me kolegët i mbrojtëm deputetët dhe gazetarët. Turma ishte aq e fuqishme sa që jeta jonë ishte e rrezikuar në çdo moment”, tha Alimi.

Nuk ka parë dikë se si personalisht e godet Selën, por ka parë se si gjuajnë me karrige. Potencoi se ka pasur edhe njeri që ka qëndruar pranë Selës dhe ka luajtur ngrohtë- ftohtë, përkatësisht i ka qetësuar njerëzit nga turma,  ndërsa me fytyrë ka qenë i kthyer drejt Selës dhe deputetëve. Tha se ai person është në seancë dhe gjykata konstatoi se ai është Aleksandar Janevski.

Dëshmitari e njohu edhe një person i cili ka qenë në pres qendrën dhe nuk ka pasur maskë – i akuzuari Kire Georgievski.

Tha se para se ta nxjerrin nga pres salla e ka parë Selën se si qëndron pranë derës. Herën tjetër kur e ka parë Selën, ai veçmë ka qenë i tëri i mbuluar me gjak dhe i shtrirë përtokë në klubin e deputetëve. Ka menduar se është i vdekur.  Ka pasur shumë njerëz dhe njëri me bluzë të bardhë e ka goditur me shkelm Selën në anën e djathtë dhe ka thënë “lëreni ky është i vdekur”. Tha se nuk kujtohet për personin por mendon se ai person ka pasur bluzë të bardhë në kokë. Pastaj së bashku edhe me dy persona të tjerë e kanë dërguar Selën në bufe, ia kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore  dhe kanë pritur të vijë  mjeku.  Nëpër dritaren e bufesë e kanë nxjerrë Selën, i cili mezi ka ecur dhe nuk ka qenë në vetëdije dhe vetëm ka pyetur në gjuhën maqedonase  se ku e dërgojnë, ndërsa ai ia ka kthyer se është në duar të sigurta. E kanë dërguar Selën në një zyrë në katin e tetë dhe kanë thirrur mjek.  Pas ndihmës së parë mjekësore, Sela është dërguar në bodrumin kuvendor, e kanë maskuar si polic dhe me automjet të blinduar të policisë e kanë dërguar në spital.

Para gjykatës sot duhet të japin deklarata edhe dëshmitarët Muhamed Zeqiri dhe Igor Janakiev.

Në gjykimin e kaluar që zgjati gjashtë orë, ishin dëgjuar tre dëshmitarë, kryetari i Kuvendit të RM-së Talat Xhaferi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski.

Në këtë rast të akuzuar janë edhe Kire dhe Ceo Gjeorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavlovski-Kobra.

Të akuzuarit për tentim vrasje të deputetit Zijadin Sela në seancat paraprake u shpallën të pafajshëm. Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë  akuzën, por  nuk ndjehen fajtorë dhe se ata do ta dëshmojnë në procedurën e mëtutjeshme.


Burimi: MIA

Përmbajtjet  që i merr Civili  nga burime tjera nuk i nënshtrohen  licencës Creative Commons 1.0,  e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Tags: 24 prillabdylfeta alimidëshmidhunëgjykimKuvendZijadin Sela
Next Post
Në Austri rritet mbështetja për pranim të Ballkanit Perëndimor në BE

Në Austri rritet mbështetja për pranim të Ballkanit Perëndimor në BE

Rritet çmimi i benzinës për gjysmë, ndërsa dizeli për një denarë

Rritet çmimi i benzinës për gjysmë, ndërsa dizeli për një denarë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom