Me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, përmes projektit “BE për të Rinjtë”, janë rinovuar plotësisht objektet dhe internati për nxënësit të Qendrës Rajonale për Arsim dhe Trajnim Profesional “Vanço Pitosheski” në Ohër. Investimi me vlerë rreth 1.7 milionë euro ka mundësuar që nxënësit dhe mësuesit të kenë kushte moderne, të sigurta dhe me efikasitet energjetik për mësimdhënien dhe qëndrim.
Rinovimi dhe rihabilitimi përfshinë një sërë punimesh ndërtimore dhe infrastrukturore:
- Rinovim i 2313 m² çati
- Riparim i 1732 m² dysheme
- Punime bojë dhe lyerje në 5512 m²
- Instalim i 2941 m² tavanë të rinj
- Riparim i 4994 m² fasadë
- Rregullim i 3489 m² hapësira të jashtme
- Instalim i 24 paneleve diellore
- Ndriçim i ri i jashtëm: 34 kandilabër të mëdhenj dhe 84 të vegjël
- Kanalizim fecal 379 m dhe kanalizim atmosferik 330 m
- Vendosje e 296 dyer dhe dritare të reja
- Instalim i 530 paneleve izoluese
Përveç kësaj, hapësira është përshtatur me instalime të reja të ngrohjes, rrjet të ri ujësjellës dhe elektrik, si dhe me rrjet modern kompjuterik dhe sistem kundër zjarrit.