• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home TË DREJTAT E NJERIUT

CIVIL: Ndaloni masakrën në Gaza – bota duhet të zgjohet! Po shohim gjenocidin drejtpërdrejt dhe nuk duhet të heshtim!

June 27, 2025
in AKSION, KUMTESA, LAJME, TË DREJTAT E NJERIUT
CIVIL: Ndaloni  masakrën në Gaza – bota duhet të zgjohet! Po shohim gjenocidin drejtpërdrejt dhe nuk duhet të heshtim!
Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL-i, me shqetësim të thellë dhe përgjegjësi njerëzore, dënon fuqimisht dhunën brutale dhe mizoritë masive që po kryhen kundër popullsisë civile në Gaza.

CIVIL-i kërkon ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve izraelite ndaj civilëve – grave, fëmijëve, të moshuarve. Katastrofa humanitare po arrin përmasa apokaliptike, ndërsa mbi dy milionë njerëz po përballen me urinë, sëmundjet dhe eksodin.

CIVIL-i  gjithashtu dënon bombardimet pa dallim të Izraelit, veçanërisht të shtënat e civilëve që presin ndihmë humanitare (ushqim), si dhe shkatërrimin e lagjeve të tëra – kjo nuk është një luftë kundër terrorizmit, por një krim lufte dhe gjenocid.

Mizoritë në Gaza vazhdojnë para syve të botës. Gaza po vdes. Bllokada duhet të përfundojë menjëherë. Korridoret humanitare duhet të hapen, duke siguruar ushqim, ilaçe, ujë dhe energji elektrike për miliona të dënuar me një jetë ferri.

CIVIL- i përsësri bën thirrje për:

  • Armëpushim urgjent!
  • Qasje humanitare!
  • Ndërhyrje ndërkombëtare!
  • Të respektohen të drejtat e njeriut dhe e drejta ndërkombëtare humanitare!

Masakra duhet të ndalet. Zëri për jetë dhe drejtësi duhet të jetë më i fuqishëm se bombat. Gaza nuk duhet të mbetet simbol i indiferencës njerëzore. Gaza nuk është një numër – është testim i njerëzimit.

CIVIL-i u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare, Kombeve të Bashkuara, organizatave të të drejtave të njeriut, gazetarëve, artistëve dhe të gjithë njerëzve liridashës në mbarë botën – të mos heshtin. Heshtja është bashkëfajësi. Ndërhyrja urgjente dhe e qartë është e nevojshme për të ndaluar agresionin, për të vendosur një armëpushim të qëndrueshëm dhe për të siguruar drejtësi për viktimat.

CIVIL

Next Post
CIVIL: Rusia e ka shndërruar Ukrainën në një fushëbetejë vuajtjesh – bota duhet të qëndrojë në anën e drejtësisë dhe njerëzimit!

CIVIL: Rusia e ka shndërruar Ukrainën në një fushëbetejë vuajtjesh – bota duhet të qëndrojë në anën e drejtësisë dhe njerëzimit!

CIVIL: Tre dekada pas Srebrenicës, zëshëm kundër heshtjes dhe mohimit

CIVIL: Tre dekada pas Srebrenicës, zëshëm kundër heshtjes dhe mohimit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom