• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Grubi – Gir: S’ka vend për euroskepticizëm, integrimi Europian pa alternativë

July 12, 2021
in POLITIKË, BALLINA, INTEGRIME, LAJME
Grubi – Gir: S’ka vend për euroskepticizëm, integrimi Europian pa alternativë
Share on FacebookShare on Twitter

Mbështetja e pakursyer që Bashkimi Evropian i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në proceset e zhvillimit dhe integrimit, përkushtimi i Qeverisë së vendit në avancimin e mëtutjeshëm të proceseve reformuese, të politikave të dialogut dhe qëllimeve strategjike të shtetit, ishin pjesë e diskutimit gjatë takimit të zëvendëskryeministrit të parë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi me ambasadorin evropian të vendit, Dejvid Gir.

Grubi i ka shprehur ambasadorit Gir vendosmërinë e vendit në rrugën e integrimit si dhe rëndësinë e  ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian në tejkalimin e kontestit me Bullgarinë dhe i ka shprehur mirënjohje për angazhimin e deritanishëm në drejtim të gjetjes së zgjidhjes që do të ishte në interes të të dyja palëve, qëndron në kumtesën e Kabinetit të Grubit.

Grubi theksoi që nuk ka aspak vend për euroskepticizëm tek elitat politike e as edhe te qytetarët sepse të gjitha të arriturat tona janë të përbashkëta dhe ashtu do të vijojmë.

Grubi njoftoi ambasadorin Gir edhe për agjendën e gjelbër, si përcaktim strategjik i vendit për jetë më cilësore pas rrumbullakimit normativ të të gjitha çështjeve të definuara politike në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe atë Prespës, e të cilat kanë vendosur themelet e barazisë, demokracisë dhe zhvillimit të barabartë ekonomik.

Të dy bashkëbiseduesit në fund të këtij takimi u dakorduan se duhet të bëhen përpjekje maksimale për të arritur synimin e vetëm dhe të paluhatur të Maqedonisë së Veriut për integrim në Bashkimin Evropian

Në takim, siç njoftoi Kabineti i Grubit, kanë biseduar edhe për festimin me rastin e 20-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit dhe për regjistrimin e popullsisë. Gjatë kësaj, Gir nga ana e tij, ndërsa edhe në emër të Bashkimit Evropian e konfirmoi pjesëmarrjen në shënimin e 20-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

Next Post
Dimitrov: Nuk mund kushtet për hyrje në BE të mos jenë evropiane

Dimitrov: Nuk mund kushtet për hyrje në BE të mos jenë evropiane

Nënshkruhet deklarata e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për bashkëpunim në mbrojtjen e Rajonit të Ohrit dhe ruajtjen e statusit të tij në UNESKO

Nënshkruhet deklarata e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për bashkëpunim në mbrojtjen e Rajonit të Ohrit dhe ruajtjen e statusit të tij në UNESKO

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom