• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Nënshkruhet deklarata e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për bashkëpunim në mbrojtjen e Rajonit të Ohrit dhe ruajtjen e statusit të tij në UNESKO

July 12, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Nënshkruhet deklarata e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për bashkëpunim në mbrojtjen e Rajonit të Ohrit dhe ruajtjen e statusit të tij në UNESKO
Share on FacebookShare on Twitter

Ministret e Kulturës të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Irena Stefoska dhe Elva Margariti, sot në Ohër në emër të komisioneve nacionale të UNESKO-s nënshkruajtën deklaratë të përbashkët me të cilën të dy shtetet u obliguan së bashku të punojnë në mënjanimin  e të gjitha sfidave të trashëguara dhe të vazhdueshme, zbatimi i përshpejtuar  i aktiviteteve precize për mbrojtje të Rajonit të Ohrit si trashëgimi  botërore kulturore e natyrore historike e mbrojtur nga UNESKO.

“Bëhet fjalë për kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve në drejtim të menaxhimit  të përbashkët me trashëgiminë e ndarë kulturore-historike dhe natyrore të Rajonit të Ohrit, për ndërmarrje të hapave konkret për mbrojtjen e tij…Jemi të vetëdijshëm  nga urgjenca dhe përgjegjësia  për nevojën e mbrojtjes  së trashëgimisë botërore dhe  tejkufitare, prandaj firmosëm  deklaratë të përbashkët përmes së cilës  obligohemi sinqerisht, konkretisht të punojmë që të kontribuojmë  për zgjidhjen e problemeve. Punojmë në mekanizmat për zbutje të kërcënimeve dhe të mënyrave si  të përgjigjemi saktë në rreziqet e konfirmuara”, tha mes tjerash, ministrja Stefoska.

Ajo theksoi se bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve  të shtresuara me dekada, ndërsa mosveprimi me vite prapa, tha, na godet të gjithëve në kokë.

Në takimin e përfaqësuesve të komisioneve nacionale për bashkëpunim me UNESKO-n morën pjesë edhe ministrat e Mjedisit Jetësor  nga të dy vendet, Naser Nuredini dhe Blendi Klosi.

Ministri Nuredini theksoi se të gjitha aktivitetet e qeverive në të dy shtetet janë konfirmim i vendosmërisë dhe përkushtimit serioz në qëllimet e përbashkëta të ndiqen rekomandimet e UNESKO-s dhe të ruhet statusi i rajonit si trashëgimi botërore kulturore dhe natyrore.

“U angazhuam për krijimin dhe implementimin e planit të përbashkët për menaxhim me rajonin. Pavarësisht cili do të jetë vendimi i UNESKO-s, ne si qeveri i kuptojmë përgjegjësitë dhe obligimet tona. Vendet bregdetare duhet të bashkëpunojnë  sepse natyra dhe biodiversiteti nuk njeh kufij administrativ. Duhet të punojmë  në menaxhim të integruar dhe të harmonizuar nëse duam rezultate. E pakontestueshme është se janë zbatuar disa aktivitete, jemi dëshmitarë të pastrimit të bregut në Liqenin e Ohrit. Si Ministri tashmë punojmë në rivlerësimin e vlerave natyrore të Liqenit të Ohrit, me projekt në zonim të ri. Me sjelljen e Planit për menaxhim me Rajonin e Ohrit do të sigurohet mbrojtja e tij përkatëse”, tha Nuredini.

Zoran Pavllov nga Komisioni për menaxhim me Rajonin e Ohrit në lidhje me vendimin gjithnjë e më të sigurt për zhvendosje të rajonit në listën e pasurive botërore të rrezikuara të UNESKO-s, tha se pavarësisht si do të zhvillohet  rrjedha, vetë Raporti dhe rekomandimet për zhvendosje të rajonit në listën e të mirave të rrezikuara është një lloj konfirmimi se  nuk kemi arritur t’i përfundojmë obligimet.

Ai potencoi se gjithçka që është bërë në vend për plotësimin e obligimeve nga Raporti i UNESKO-s në formë të raportit është dërguar deri te trrupat këshillëdhënës, ashtu që në bazë të atyre të dhënave do të sillet dhe vendim final për rajonin dhe statusin e tij të ardhshëm në UNESKO.

Next Post
Mbikëqyrje urgjente në fabrikën e çimentos “Usje” pas një numri të madh të paraqitjeve të qytetarëve

Mbikëqyrje urgjente në fabrikën e çimentos “Usje” pas një numri të madh të paraqitjeve të qytetarëve

Mbrojtja e Spiro Ristovskit: Deklaratat e Ninxhës për 27 prillin janë kontradiktore

Mbrojtja e Spiro Ristovskit: Deklaratat e Ninxhës për 27 prillin janë kontradiktore

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom