• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Shoqëri

Masa të mundshme restriktive në kufij për shkak të llojit delta, lejohet vaksinimi edhe i fëmijëve

July 8, 2021
in Shoqëri, BALLINA, COVID-19, LAJME
Masa të mundshme restriktive në kufij për shkak të llojit delta, lejohet vaksinimi edhe i fëmijëve

epa08490495 Police officer wearing protective mask checks documents from a passenger at the border crossing Tabanovce near Kumanovo, North Macedonia, 17 June 2020. North Macedonia?s Government has decided to open all border crossings starting on 17 June 2020. Passengers can cross the borders with condition to show a valid negative PCR test and go in 14 day mandatory self-isolation. Foreigners transiting the country for a period of maximum 5 hours can use all border crossings. The number of newly infected COVID-19 patients in the North Macedonia is still more than one hundred per day in last three weeks, which is a big number for the small Balkan country. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Share on FacebookShare on Twitter

Pas detektimit të variantit  indian të koronavirusit -delta tek pacientët në vend, është e mundur vendosja e masave në kufij gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut, por jo edhe riorganizimi i asaJ që tani funksionon siç janë institucionet e hapura me protokolle. Deri dje  në shtet janë regjistruar dhjetë raste të të infektuarve me llojin indian, ndërsa gjiThsej aktive janë 141 raste me Kovid-19. Prej të hënën do të fillojë vaksinimi në terren, ndërsa do të lejohet edhe vaksinimi i fëmijëVe prej 12-16 vjet me vaksinën e Fajzer.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje informoi se deri në fund të javës me anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive do të diskutohet nëse gjendja e tanishme kërkon vendosje të masave restriktive. Filipçe vlerësoi se  gjendja e përgjithshme në vend edhe më tutje është e qetë dhe ka apeluar qytetarët të vaksinohen në pikat e vaksinimit, të cilat prej të hënën do të jenë të hapura dhe nuk do të ketë nevojë për termin.

“Kërkesë eventuale e PCR testeve ose vërtetime për vaksina ose dëshmi për sëmundjen e kaluar, ajo që është standarde edhe në disa vende tjera, por duhet të them se do të shohim si do të jetë situata në rajon për shkak të asaj që masat duhet të harmonizohen”, deklaroi Filipçe.

Në pyetjen e gazetarëve nëse masat eventuale  që mund të vendosen në kufij do të vlejnë edhe për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët do të shkojnë në pushime verore dhe gjatë kthimit do të duhet të nxjerrin disa nga dokumentet e nevojshme, Filipçe u përgjigj se nëse vendoset  të ketë vlerë epidemiologjike, kjo do të vlejë për të gjithë.

Sipas tij e logjikshme është të pritet se lloji i ri më shpejtë do të përhapet, por nëse  jemi të vaksinuar në përqindje të lartë dhe ka  imunitet  Gradual të caktuar kolektiv, sado që të jetë më infektues, nuk do të përsëritet gjendja me llojin paraprak britanik dhe valën e kaluar të fuqishme.

Katër rastet e fundit  të të infektuarve me llojin indian janë konfirmuar dje në laboratorinë e ASHAM dhe ato nuk kanë pasur shumë kontakte.

“Kanë udhëtuar në vendet e huaja. Ata janë dy çifte dhe nuk ka rrezik epidemiologjik. Tani epidemiologët e kryejnë atë punë të cilën e kanë bërë në fillim, kontakte individuale, izolim etj”, tha Filipçe.

Rreth 400 mijë qytetarë tashmë janë vaksinuar prej të cilëve 240 mijë janë rivaksinuar,  ndërsa deri në fund të kësaj jave do të bëhet edhe vaksinimi i të gjithë 60.000 të paraqiturve të cilët kanë marrë termin së bashku me qytetarët të cilët janë vaksinuar në Serbi.

“Prej të hënën do të fillojë vaksinimi në terren, do të lejohet vaksinimi i fëmijëve prej 12-16 vjet me vaksinën e Fajzer që për momentin është vaksina e vetme e cila është lejuar të shfrytëzohet  sipas rekomandimeve  në udhëzimin e brendshëm për këtë kategori të fëmijëve nga kjo moshë”, potencon Filipçe dhe shtoi se deri tani  nuk ka  efekte anësore te fëmijët e vaksinuar.

Potencoi se vaksinohen fëmijë në Serbi, Greqi, Gjermani, ndërsa prindërit me fëmijë duhet  me vullnetin e tyre të vijnë, që nuk është e obligueshme të vaksinohen.

Filipçe theksoi se sipas publikimeve të Anglisë,  atje ky lloj ka qenë më i përfaqësuar te të rinjtë dhe për këtë arsye kalon si formë më e lehtë, ndërsa fëmijët janë ata  të cilët janë transmetues. Prandaj,  tani vendosim theks  edhe në vaksinimin e më të rinjve  për ta siguruar procesin edukativ në shkolla nga shtatori dhe  të vaksinohet përqindje më e madhe e popullatës.

Akademiku mjek Aleksandar Dimovski nga Qendra për Inxhinieri Gjenetike dhe Bioteknologji pranë ASHAM theksoi se për momentin me siguri dihet se vaksinimi parandalon zhvillimin e formës së rëndë të sëmundjes.

Nga Ministria e Shëndetësisë kumtuan dje  se vaksinimi zhvillohet pa ndërprerë në të gjitha pikat në shtet. Interesi për vaksinimi çdo ditë rritet, ndërsa deri tani numri i personave të cilët kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes ueb platformës vaksinacija.mk është 492.662 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 627.948 doza vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 237.322 qytetarë.

Sipas të dhënave që i publikoi dje Instituti për Shëndet Publik, janë regjistruar nëntë raste të reja me Kovid-19, prej 2.743 testimeve. Prej tyre gjashtë janë në Tetovë, dy në Gostivar dhe një në Ohër. Pacientë të vdekur nuk janë regjistruar, ndërsa dhjetë janë shëruar. Me atë numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Kovid-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arriti 155.741, i pacientëve të shëruar është 150.114, ndërsa i të vdekurve është 5.486.

Në qarkun e qytetit shqiptar Gjirokastër dyshohet për dy rastet e para të tipit ”Delta” të Kovid-19. Burime për Ora News bëjnë të ditur se një studente e ardhur nga jashtë shtetit një dite me parë nga fshati “Asim Zeneli”, ka shfaqur komplikacione dhe simptoma të ngjashme me atë të tipit indian të virusit Corona. Ndërsa rasti i dyte është shënuar në Përmet te një person 45 vjeç i ardhur edhe ky nga jashtë Shqipërisë. Të dyja rastet trajtohen në regjim shtëpiak dhe deri tani gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina,  për të dytën ditë me radhë, është regjistruar numër i rritur i rasteve të reja të Kovid-19 në Greqi, gjithsej 1.820 të infektuar të rinj, nga të cilët shumica janë në rajonin e Atikës, rajoni më i gjerë i Athinë, ndërsa nëntë persona kanë vdekur.

Sipas të dhënave zyrtare nga Organizatës kombëtare për shëndetin publik të Greqisë, 1.061 raste janë në Atikë, 172 janë në Kretë, 51 në Selanik, 50 në Janinë, 18 në Korint, 14 në ishullin Mykonos (i cili tashmë është në zona e tretë portokalli), 12 në Korfuz, pesë të Halkidiki, etj.  Nga rastet e reja, 21 u “importuan”, gjashtë prej të cilave u zbuluan në pikat e hyrjes në vend.

Next Post
Greqia e vazhdoi vendimin për ndalesë për hyrjen e shtetasve të vendeve të treta deri më 8 shkurt

Vazhdohen edhe për një javë rregullat aktuale në Greqi

Zaevi u takua me ish komandantin e NATO-s për Evropë, Uesli Klark

Zaevi u takua me ish komandantin e NATO-s për Evropë, Uesli Klark

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom