• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Zaevi u takua me ish komandantin e NATO-s për Evropë, Uesli Klark

July 8, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Zaevi u takua me ish komandantin e NATO-s për Evropë, Uesli Klark
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot priti në takim ish gjeneralin e SHBA-ve dhe ish komandat i forcave të përbashkëta të NATO-s për Europë, Vesli Klark.

Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, në takim, në të cilin gjithashtu mori pjesë edhe zëvendëskryetari për luftë kundër korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, Ljupço Nikollovski, u diskutua për realitetin e ri për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin pasi vendi dhe disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor janë anëtare të NATO-s.

“Kryeministri Zaev theksoi anëtarësimin në NATO si realizim i qëllimit strategjik të vendit që përcakton pozitën gjeostrategjike të Maqedonisë së Veriut në rajon dhe në planin ndërkombëtar, si dhe përfitimet nga sigurimi i sigurisë që krijuan kushte dhe nxitën një numër të madh të investimeve të huaja dhe progresin ekonomik”, theksohet në kumtesë.

Ish gjenerali i SHBA-ve dhe ish komandant i forcave të përbashkëta të NATO-s për Europë, Vesli Klark, theksoi se deri më tani, pasi përfundoi karriera e tij ushtarake, ai është plotësisht i përkushtuar si biznesmen për të mbështetur zhvillimin e vendeve në rajon dhe vendeve të Evropës Juglindore për sa i përket lidhjes së tyre ekonomike me investitorët nga SHBA dhe Evropa, dhe veçanërisht në mbështetjen e qeverive në luftën kundër korrupsionit dhe ekonomisë gri.

Si ekspert me përvojë për rajon dhe politikat për tërheqjen dhe mbështetjen e investitorëve të huaj në Maqedoninë e Veriut, ish gjenerali Klark tha në takim se në periudhën e ardhshme ai do të stimulojë interesin e kompanive amerikane për të investuar në vendin tonë.

Next Post
Angellov: Mundësitë për shuarjen e zjarreve janë të limituara, qytetarët të kenë kujdes

Angellov: Mundësitë për shuarjen e zjarreve janë të limituara, qytetarët të kenë kujdes

Filipçe: Klinikat interne janë të gatshme të pranojnë pacientë, mjekët janë tërësisht të mobilizuar

Filipçe: Vaksinimi i fëmijëve kundër Kovid-19 nuk do të jetë i obligueshëm

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom