• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

APA: Këshilli i BE-së nuk lejon publikimin e non pejper për ndryshimin e kufijve të Ballkanit Perëndimor

June 2, 2021
in POLITIKË, BALLINA, INTEGRIME, LAJME, RAJON
APA: Këshilli i BE-së nuk lejon publikimin e non pejper për ndryshimin e kufijve të Ballkanit Perëndimor
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretariati i përgjithshëm i Këshillit të Evropës e mban të “mbyllur” dokumentin jozyrtar në lidhje me “non-pejper” për ndryshimin e kufijve të Ballkanit Perëndimor, njofton agjencia austriake e lajmeve APA.

Agjencia informon se ka kërkuar qasje në dokument, por u refuzua. Mediat rajonale njoftuan se non pejper është vepër e kryeministrit slloven Janez Jansha, edhe pse ai e mohoi një gjë të tillë.

“Pas një inspektimi të plotë, duhet t’ju informojmë se nuk mund t’ju japim qasje në atë dokument”, thuhet në përgjigjen e sekretariatit të përgjithshëm të Këshillit ndaj kërkesës së APA, të paraqitur në përputhje me rregulloret Evropiane për qasjen e lirë në informacion. Këshilli konsideroi se publikimi i këtij dokumenti do të rrezikonte marrëdhëniet ndërkombëtare. Dokumenti aktualisht paraqitet vetëm në atë institucion.

Sipas portalit slloven, i cili publikoi dokumentin e nënshkruar me propozime për kufij të rinj në Ballkanin Perëndimor në mes të Prillit, Kryeministri Slloven Janez Jansha është prapa “non-pejper”. Ai pretendon se autoritetet sllovene nuk kanë asnjë lidhje me të dhe mohon çdo përfshirje, por APA kujton se në letër theksohet se nëse propozimet për ndryshimin e kufijve në Ballkan arrijnë në publik , dokumenti duhet të refuzohet.

Sllovenia mori presidencën e Bashkimit Evropian, më 1 korrik dhe njoftoi se donte t’i kushtonte më shumë vëmendje afrimit të Ballkanit Perëndimor me Unionin.

Next Post
Ministria e Shëndetësisë mbështet aplikacionin CommonPass për lëshimin e certifikatave dixhitale të shëndetit

Ministria e Shëndetësisë mbështet aplikacionin CommonPass për lëshimin e certifikatave dixhitale të shëndetit

Ministri Bujar Osmani merr kopje kredenciale të Ambasadorit të ri të Qipros

Ministri Bujar Osmani merr kopje kredenciale të Ambasadorit të ri të Qipros

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom