• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Zaev: Ndërtojmë miqësi dhe bashkëpunim, nga BE presim atë që është e merituar

May 27, 2021
in INTEGRIME, BALLINA, LAJME, POLITIKË
Zaev apelon që për festat që vijojnë të respektohen masat, distanca, të shmangen ambientet e mbyllura dhe grupimet
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk kemi asnjë dilemë për t’i dhënë garancitë. Ne jemi popull paqësor dhe nga ne vetëm mund të pritet që të ndërtojmë miqësi dhe bashkëpunim, ka thënë kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen nga “Fokus” me rastin e deklaratës së presidentit bullgar, Rumen Radev se Bullgaria dëshiron garanci të qarta për sigurinë e saj nacionale dhe interesat e saj kombëtare.

Në këtë rast, kryeministri Zaev shtoi se nëse mendohet për emrin e shkurtër dhe të gjatë, Maqedonia e Veriut është e njëjtë si Republika e Maqedonisë së Veriut dhe pikërisht i referohet vendit pa ndonjë pretendim territorial as ndaj Bullgarisë dhe as ndaj fqinjëve të tjerë.

“Përfundimisht, mendoj se presidenti Radev i cili është një udhëheqës evropian, mund të bëjë një hap pozitiv përpara i cili do t’i japë miqësisë tonë një shans të zhvillohet dhe të rritet në vend që të lërë gjurmë midis dy popujve”, tha Zaev duke shprehur kënaqësinë e tij nga format krijuese të propozimeve të paraqitura që ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Silva dhe Komisionari Evropian Varheji njoftuan kohët e fundit pas vizitës në Sofje dhe Shkup duke shprehur se në fund të ditës Bashkimi Evropian do të japë atë që presim.

Duke theksuar në mënyrë që procesi të ketë sukses, është rënë dakord që të mos zbulohen detaje, por Zaevi shtoi se populli jonë duhet të informohet pasi kjo është një bazë e mirë dhe se pritjet janë në kuadër propozimit i cili do të rishikohet nga Qeveria dhe në konsultim me presidentin e shtetit dhe të gjitha instancat e duhura do të ndërtohen pozicionet e shtetit tonë.

“Është e rëndësishme që do të marrim atë që presim si minimum dhe kjo është që të kujdesemi për gjuhën e pastër maqedonase dhe identitetin maqedonas”, theksoi  Zaev për “Fokus” duke përsëritur se liderët evropianë dhe anëtarët e BE-së kanë konfirmuar se argumentet janë në anën tonë dhe duke pasur parasysh kushtet në Bullgari e cila ka një qeveri teknike, pritet që në periudhën e ardhshme pas sesionit të Këshillit të Ministrave – GAK, të fillojmë me Konferencën e parë ndërqeveritare.

Në lidhje me propozimin e opozitës që të braktiset marrëveshja dhe të bëhet një e re, me më shumë garanci ndërkombëtare, kryeministri Zaev shprehet se është shumë jo serioze të anulohet një marrëveshje e cila tashmë ka filluar të realizohet dhe për të cilin mbetet shumë për të bërë, duke përsëritur se identiteti dhe gjuha janë linja të kuqe të njohura, për të cilat as Qeveria dhe as Unioni nuk mund të diskutojnë dhe t’i ndryshojnë.

“Marr përgjegjësinë e plotë për veprimet dhe politikat e mia, pasi mbaj kurorë dafine sa i përket sukseseve. Sot, vendi respektohet më shumë se kurrë”, theksoi Zaev duke treguar zgjidhjen e gjetur për çështjen e emrit me Greqinë fqinje, e cila tani është jo vetëm një mik, por edhe një partner i rëndësishëm strategjik dhe një nga mbështetësit dhe investitorët më të mëdhenj.

Next Post
Maqedoni, do të ketë zbritje të çmimit të energjisë elektrike

Takim trilateral: Është rritur interesi i konsumatorëve për cilësinë e energjisë së dërguar dhe shërbimet nga furnitorët

Xhaferi: Ideja nuk është Kuvendi tërësisht të punojë onlajn, por të përfshihen vetëm deputetët me Kovid-19 ose në izolim prej në shtëpi

Xhaferi pret balancën e Buxhetit, interpelancat për Mariçiqin dhe Nikollovskin deri më 8 qershor

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom