• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Xhaferi pret balancën e Buxhetit, interpelancat për Mariçiqin dhe Nikollovskin deri më 8 qershor

May 27, 2021
in EKONOMI, BALLINA, DREJTËSI, LAJME, POLITIKË
Xhaferi: Ideja nuk është Kuvendi tërësisht të punojë onlajn, por të përfshihen vetëm deputetët me Kovid-19 ose në izolim prej në shtëpi
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi është në pritje deri më 8 qershor të gjendet në rendin e ditës në seancën e ardhshme, të paktën një nga dy interpelancat e paraqitura për Ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq dhe zëvendëskryeministrin për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski.

Xhaferi në takimin e sotëm me gazetarët, informoi se deri në fund të këtij muaji pritet balanca e Buxhetit të arrijë në Kuvend.

“Ditët kur do të shqyrtohet balanca e Buxhetit në Komisionin për financim dhe buxhet, ato 10 ditë Kuvendi nuk do të mblidhet”, informoi Xhaferi.

Në lidhje se nëse ka paralajmërime për bllokadë nga opozita, Xhaferi theksoi se nuk mund të udhëhiqet nga supozimet. Tani për tani, thotë ai, nuk ka paralajmërim të tillë, por ai nuk e përjashton atë si një mundësi.

I pyetur se cili ishte pozicioni i tij në zgjedhjen e modelit për njësitë zgjedhore, ai tha se një njësi zgjedhore është një model i papërshtatshëm për karakteristikat e shoqërisë dhe shtetit tonë. Sipas tij, nuk ka një model ideal, por modeli për gjashtë njësi zgjedhore, siç thotë ai, është më optimali.

Lidhur me Ligjin për ndërtesat e ndërtuara në mënyrë të paligjshme, Xhaferi thotë se është i detyruar ta kthejë atë në Parlament për shqyrtim brenda 30 ditësh.

“Më 11 maj është votuar, më 11 qershor duhet të jetë në seancë. Më 8 qershor do të jetë në rendin e ditës”, informon Xhaferi.

Ai paralajmëroi se seanca e radhës pritet të mbahet në sallën e rregullt, por për këtë, siç tha, duhet të japin rekomandim Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive.

Next Post
Javën e ardhshme fillon debati për ribalancin e Buxhetit

Deputetët prej seancës së ardhshme kthehen në sallën e rregullt për seanca

Qeveritë e Ballkanit Perëndimor dhe BE sot në Samit për mbështetjen e krizës

Varviciotis-Dovzhan: Mbështetje për perspektivën e BE-së të Ballkanit Perëndimor

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom