• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Sllovenia dhe Kroacia me mbështetje të eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut

May 17, 2021
in INTEGRIME, BALLINA, POLITIKË, RAJON
Sllovenia dhe Kroacia me mbështetje të eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në kuadër të pjesëmarrjes në samitin e Procesit Bërdo-Brioni, në Bërdo të Kranjës, realizoi takime të ndara me presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor dhe me presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq.

Siç njoftoi kabineti i presidentit, në takim me Pahorin, Pendarovski ka theksuar se vendi vlerëson vendosmërinë dhe mbështetjen e Sllovenisë drejtë politikës së zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe paralajmëron se kjo do të jetë në mesin e prioriteteve të larta në agjendën e presidencës së Republikës së Sllovenisë me Këshillin e Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Presidenti Pendarovski ka theksuar se Maqedonia e Veriut është e gatshme për konferencën e parë ndërqeveritare për fillimin e procesit të bisedimeve. Maqedonia e Veriut, ka theksuar Pendarovski, mbetet e përkushtuar në përmbushjen e qëllimit të jashtëm-politik, gjegjësisht anëtarësimin e plotfuqishëm në BE, që do të mundësojë zbatim të përshpejtuar të reformave në vend.

Dy presidentët kanë biseduar edhe për situatën me pandeminë e virusit KOVID-19, si dhe për përballje me pasojat e saj.

Në takim, me presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq, Pendarovski është falënderuar për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme për aspiratat evropiane, e vërtetuar gjatë presidencës gjashtëmujore kroate me Këshillin e Bashkimit Evropian për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

Integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe i vendeve të tjera nga Ballkani Perëndimor në BE, siç ishte theksuar në takim, do të kontribuojë drejt stabilizimit të përhershëm të rajonit, si dhe prosperitetin e tij.

Dy bashkëbisedues kanë shkëmbyer informacione për situatat aktuale në të dyja shtetet, në kontekst të përballjes me pandeminë e KOVID-19, si dhe për sfidat në përballjen me pasojat në planin shëndetësor, ekonomik dhe social.

Në takim ranë dakort për vizitën e shpejtë të presidentit Pendarovski në Republikën e Kroacisë dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet dy vendeve në nivelin më të lartë.

Next Post
Izraeli pretendon që Hamasi lëshoi 3.100 raketa, ndërsa ka rrëzuar 1.210

Agjencia e OKB-së thotë se 42000 palestinezë janë larguar nga shtëpitë e tyre në Gazë

Takim pune i guvernatores së Bankës Popullore me përfaqësuesit e Odës së Pavarur të Hotelierisë

Takim pune i guvernatores së Bankës Popullore me përfaqësuesit e Odës së Pavarur të Hotelierisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom