• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Takim pune i guvernatores së Bankës Popullore me përfaqësuesit e Odës së Pavarur të Hotelierisë

May 17, 2021
in EKONOMI, BALLINA
Takim pune i guvernatores së Bankës Popullore me përfaqësuesit e Odës së Pavarur të Hotelierisë
Share on FacebookShare on Twitter

Guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska dhe pjesë e ekipit të Bankës Popullore zhvilluan sot takim konstruktiv pune me përfaqësuesit e Odës së Pavarur të Hotelierisë (OPH), në të cilin morën pjesë përfaqësues të sektorit bankar, njoftojnë nga Banka Popullore.

Në takim, guvernatorja theksoi se Banka Popullore monitoron nga afër zhvillimet në ekonomi dhe në sektorë të caktuar, përfshirë industrinë e hotelierisë. Ajo rikujtoi se në fillim të krizës shëndetësore, Banka Popullore mori masa rregullatore për të siguruar fleksibilitet më të madh se si bankat mund të lehtësojnë kushtet e kredisë së huamarrësve në mënyrë që të zvogëlojnë barrën e tyre financiare përballë operacioneve të vështira për shkak të pandemisë.

Në takim, përfaqësuesit e OPH-së prezantuan sfidat me të cilat përballen kompanitë nga sektori i hotelierisë në financimin e aktiviteteve të tyre të përditshme, dhe duke pasur parasysh kufizimet në punën e tyre për shkak të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Siç theksuan ata, ndalesat dhe kufizimet gjatë orarit të punës, si dhe rekomandimet dhe protokollet e veçanta për punën, kanë efekt në uljen e të ardhurave për hotelieritë, gjë që ndikon në gatishmërinë e tyre për zgjidhjen në kohë dhe të plotë të detyrimeve të tyre, përfshirë investimet.

Në takim u konkludua se, në legjislacionin aktual nuk ka asnjë pengesë për bankat për të siguruar ristrukturimin e detyrimeve të klientëve të tyre. Përfaqësuesit e bankave të pranishëm në takim theksuan se sektori i hotelierisë ende mund të llogarisë në mbështetjen e bankave, në tejkalimin e pasojave të krizës së koronavirusit dhe se disa prej bankave tashmë po ndërmarrin aktivitete që ofrojnë mundësitë më të përshtatshme për klientët e tyre nga ky sektor.

Prandaj, ata shtojnë se varësisht nga zhvillimi i mëtejshëm i ngjarjeve, nëse ka nevojë, do të konsiderohet mundësia e masave dhe aktiviteteve shtesë që do të mundësojnë tejkalimin e kushteve të vështira të përkohshme të punës të sektorëve më të prekur.

Next Post
Grubi e ftoi komunitetin turk në bashkëpunim për regjistrimin e popullsisë

Grubi – Konduros: Maqedonia e Veriut meriton datë për negociata me BE

Basha: Dëshiroj që Maqedonisë së Veriut t’i hapet rruga drejt NATO-s

Në Shqipëri, Partia Demokratike zgjedh liderin e ri më 13 qershor

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom