• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Zaev pret se vaksinimi do të pranohet masovikisht nga qytetarët

March 26, 2021
in COVID-19, BALLINA, LAJME
Në shkurt vaksina nga “Fajzer” dhe nga KOVAKS dhe grant-marrëveshje për furnizimin nga KE-ja
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Zoran Zaev pret që vaksinimi të pranohet masovikisht nga qytetarët, pasi, siç tha, është mënyra e vetme për t’i dhënë fund pandemisë. Vaksinat janë të sigurta, thotë kryeministri, ndërsa kjo është treguar nga përvojat nga imunizimi i zbatuar deri më tani në vendet e tjera.

“Pres pranim masiv të vaksinave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ekziston një avantazh për të qenë, si të thuash, një vend me vonesë në vaksinim. Vendet anëtare të BE-së filluan para nesh dhe mund të shohim pikat e dobëta dhe të forta, pas çka mund të nxjerrim përfundimin e vetëm se vaksinat janë të shëndetshme dhe se të gjithë duhet t’i përdorim ato”, tha Kryeministri.

Siç theksoi, nëse vaksinohemi sa më shpejtë, aq më shpejt do ta kapërcejmë pandeminë që e ndryshoi jetën në të gjithë botën dhe në vendin tonë.

“Informacioni se të dielën do të arrijnë 24 mijë doza vaksinash përmes sistemit Kovaks e dime që para dy – tre ditëve, por mbrëmë ministrit Filipçe iu konfirmua informacioni dhe ai e publikoi atë. Me këtë dërgesë, hapi i parë i imunizimit masiv të shtetit mund të fillojë”, deklaroi Zaev duke iu përgjigjur një pyetje gazetari pas inspektimit të fillimit të ndërtimit të Tregut të qytetit në Dellçevë.

Ai paralajmëroi se këto ditë do të arrijnë edhe sasi tjera të vaksinave sipas mekanizmave të tjera.

Zaev beson se urdhri i dhënë nga komisioni shëndetësor do të respektohet dhe se përveç punëtorëve shëndetësorë, të moshuarve, të sëmurët kronikë duhet të vaksinohen

Ai u bëri apel qytetarëve që të vazhdojnë të ndjekin masat dhe rekomandimet për mbrojtje kundër koronavirusit përkundër fillimit të imunizimit masiv.

“Qytetarët duhet të kenë kujdes që të respektojnë masat, në mënyrë që të mos relaksohemi. Edhe pse vaksinimi do të fillojë, ne do të duhet të mbajmë maska për një kohë të gjatë, për të mbajtur distancën tonë për shumë muaj të tjerë, si dhe për të respektuar masat dhe rekomandimet e Komisionit për sëmundjet infektive”, tha Zaev.

Next Post
Mariçiq: Koha e “të paprekurve” ka përfunduar

Mariçiqi nga Brukseli i bëri thirrje diasporës që të regjistrohet në mënyrë masive

Takim Georgieva-Angelovska Bezhoska: BP ka rol vital, profesionalizmi dhe pavarësia me rëndësi kyçe

Takim Georgieva-Angelovska Bezhoska: BP ka rol vital, profesionalizmi dhe pavarësia me rëndësi kyçe

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom