Mbetemi në modelin e integruar të pedagogjisë sepse ai në përmasa botërore jep rezultate, por edhe në pilot shkollat, edhe në vendin tone, edhe në shkollat private edhe në ato publike jep rezultate të shkëlqyeshme. Konsideroj se në atë mënyrë do të arrijmë kalim nga mësimi faktografik në mësim me të kuptuar dhe tejkalim problematik të çështjeve.
Këtë sot e deklaroi ministrja e Arsimit, Milla Carovska, pasi që Qeveria në mbledhjen e djeshme dha mbështetje të plotë dhe e miratoi Konceptin për arsim fillor, për të cilin, siç kumtoi, në përgatitjen e tij u përfshinë të gjitha palët e prekura, u dëgjuan dhe u pranuan mendime profesionale nga ekspertë, profesorë universitarë, përfaqësues të ASHAM-it, mësimdhënës, organizata qytetare dhe ndërkombëtare.
“Pati disa vërejtje të cilat u diskutuan në opinion, ajo ishte lënda mësimore e Historisë apo diciplina shkencore që është e integruar dhe ajo mbetet e integruar deri në klasën e gjashtë. Në klasën e gjashtë në titullin e vetë grupit të lëndëve shkojmë me Histori dhe shoqëri, deri në klasën e gjashtë me Shoqëri”, tha Carovska.
Plotësisht, informoi ministrja, në pajtim me Ligjin për përdorim të gjuhëve nga klasa e katërt gjuhët mësimore vendosen si zgjedhore për qytetarët.
“Gjithashtu patëm diskutim rreth përdorimit të gjuhës shqipe nëse do ë jetë në lëndë zgjedhore apo të jetë si gjuhë e tretë zgjedhore ose të shkojë me gjuhët e huaja, Mbetëm në lëndë zgjedhore nga klasa e gjashtë siç është në planin mësimor dhe gjithashtu në fillim pati iniciativë të jetë e para dhe e gjashta, drejtpërdrejtë të hyjë në lëndore, por shkuam me të parën dhe të katërtën, në thelb I përfshimë në mësim klasor, e bëjmë hyrjen e konceptit në mënyrë që të ketë më shumë kohë për klasën e gjashtë për programet mësimore që tashmë po integrohen, aty fillojnë edhe mësimi lëndor”, theksoi Carovska.
Përsëriti se I tërë procesi është sjellë në mënyrën më transparente dhe theksoi se ky është koncepti I parë në shtet për arsim fillor për çka është zhvilluar debat I madh dhe profesional, dhe për atë shkak konsideron se I njejti do të ketë sukses të madh.
“Të enjten duhet të shpallen konkurset për përgatitje të programeve në lëndët mësimore në pajtim me planin mësimor dhe këtu u bëjmë thirrje të gjithë ekspertëve nga arsimi I lartë, por gjithashtu edhe atyre që janë të kyçur në mësimin klasor, të përfshihen në procesin e përgatitjes së programeve, sepse më me rëndësi është që procesi të jetë cilësor, I cili do t’I japë bazat për më tutje”, tha Carovska.
Në përgatitjen e dokumentit, siç kumtoi dje Qeveria, mu prej fillimit, në mënyrë aktive ishte kyçur edhe sindikata reprezentuese SASHK, ndërkaq u mbajtën një sere takimesh konsultative me palët e prekura dhe debat I gjerë publik në Kuvend.
Me disa nga mendimet e miratuara profesionale, Koncepti për arsim fillor në fokus I vendosë nxënësit dhe të drejtën e tyre për arsim cilësor, Koncepti është në interesin më të mire të fëmijëve dhe në drejtim të krijimit të qytetarëve të edukuar dhe përgjegjës, të edukuar në frymën e vlerave qytetare dhe demokratike të shoqërisë, që është edhe postulat themelor I Konventës për të drejtat e fëmijëve të OKB-së, theksuan nga Qeveria.
Më tutje shtohet se vend të posaçëm në Konceptin e arsimit fillor ka zhvillimi I vazhdueshëm profesional I mësimdhënësve, I kahëzuar drejt përfitimit dhe bartjes së dijeve të reja për aspektin praktik të punës sipas standardeve për cilësi të procesit edukativ-arsimor në pajtim me trended evropiane.