Kryeministri Zoran Zaev pasdite kërkoi nga deputetët që të prononcohen për besimin e Qeverisë. Zaev tha se sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, kryeministri ka të drejtë të kërkojë me gojë votën e besimit tek Qeverisë.
“Është koha që të përballemi dhe sqarohemi, për të parë në vepër shumicën kaq shumë të paralajmëruar nga opozita, e cila gjoja do ta rrëzojë këtë qeveri. Ky është momenti kur do të tregojmë para qytetarëve se sa e vërtetë ka nga opozita, të shohim për çka bëhet fjalë – një qeveri stabile me shumicë të qëndrueshme ose një opozitë të lëkundur. Duhet të jetë njëra nga këto dyja, nëse jo edhe të dyja së bashku”, tha Zaev para deputetëve.
Theksoni se ato nuk do të lejojnë pasiguri, pengesa, bllokime dhe obstruksione.
Në emër të së vërtetës, e marr përgjegjësinë dhe detyrimin para qytetarëve në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit për të kërkuar prononcim të Kuvendit për besim të Qeverisë”, përfundoi Zaev.
Deputeti, Nikolla Micevski për këtë tha se nuk kanë guxim të lejojnë tre ditë debat, për siç theksoi ai, t’i thonë të gjitha anomalitë e qeverisë.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dha një pushim për seancën e 34-të deri në orën 16:15. Ndërkohë, Xhaferi duhet ta informojë presidentin Stevo Pendarovski për kërkesën e kryeministrit Zaev për votëbesim të Qeverisë.
Rregullorja parashikon që në rast se çështja e votëbesimit të Qeverisë ngrihet gojarisht nga kryeministri në seancën e Kuvendit, deputetët deklarohen në të njëjtën seancë, pa debat. Kryeministri ka të drejtë t’i drejtohet Kuvendit edhe para votimit.
Nëse votohet votëbesimi kundër Qeverisë, kryeministri jep dorëheqjen në Kuvend brenda 24 orëve nga votimi i mosbesimit. Për mosbesimin e votuar të Qeverisë dhe për dorëheqjen e parashtruar, kryetari i Kuvendit e njofton menjëherë presidentin e Republikës.