• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home RAJON

Kosova sot e shënon 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

February 17, 2021
in RAJON, BALLINA, LAJME
Kosova sot e shënon 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
Share on FacebookShare on Twitter

Republika e Kosovës sot shënon trembëdhjetë vite nga shpallja e pavarësisë. Për nder të këtij përvjetori janë organizuar një sërë aktivitete nga institucionet e vendit.

Aktivitetet, siç njoftojnë mediat kosovare fillimisht nisin me ceremoninë e ngritjes së Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Më pas, në bazë të agjendës shtetërore te aktiviteteve për Ditën e Pavarësisë së Kosovës mbahen homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, të varri i Presidentit Rugova si dhe tek varrezat e dëshmorëve nëpër komunat e Kosovës.

Manifestimi qendror për shënimin e Pavarësisë mbahet në Forcën e Sigurisë së Kosovës në të cilën do të marrin pjesë ushtruesja e detyrës presidente Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti si dhe figura tjera publike.

Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës edhe Shoqata Miqtë e Amerikës do ta ndërrojë flamurin amerikan.

Në këtë mënyrë edhe një herë Shoqata Miqtë e Amerikës ka deklaruar se dëshiron ta potencoj faktin që sponzorues i formimit të shtetit të Kosovës është SHBA-ja dhe aleatët e saj andaj do ta respektojnë duke e vendosur një flamur të ri.

Të dielën e 17 shkurtit të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë.

Nga ai çast, Kosova u shpall e pavarur derisa në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri.

Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike. Ky proces u bë i zakonshëm në ditët e para pas pavarësisë, ndërsa deri më tash Kosovën e kanë njohur 117 shtete. Vendi i fundit që e njohu Kosovën është Izraeli. 

Next Post
Zaev: Me pjesëmarrjen tonë në gazpërçuesin Aleksandopolis demonopolizohet furnizimi me gaz

Zaev: Dhurimi i organeve është akti më i lartë i njerëzimit dhe humanizmit

Filipçe: Sistemin shëndetësor jemi duke e përgatitur për vaksinim kundër Kovid-19

Filloi vaksinimi kundër Kovid-19

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom