• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Filloi vaksinimi kundër Kovid-19

February 17, 2021
in COVID-19, BALLINA, LAJME
Filipçe: Sistemin shëndetësor jemi duke e përgatitur për vaksinim kundër Kovid-19
Share on FacebookShare on Twitter

Vaksinimi kundër Kovid-19 në vend filloi në spitalin modular në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile. Me vaksinën e “Fajzer” janë vaksinuar një mjeke dhe një kryeinfermiere nga Klinika për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, ndërsa vijon edhe vaksinimi i të tjerëve nga ky institucion publik shëndetësor.

“E mora vaksinën, ndjehem mirë. Ua rekomandoj të gjithëve ta marrin”, deklaroi njëra nga të vaksinuarat.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se sot edhe zyrtarisht filloi procesi i imunizimit kundër Kovid-19 në vend.

“Këto janë një mjeke dhe një infermiere, pjesë e stafit të Klinikës që vitin e kaluar luftuan për çdo jetë njerëzore, punuan ditë e natë, Dr. Ina dhe kryeinfermierja Gabriela janë të parat që e morën vaksinën “Fajzer”. Sot vazhdon vaksinimi i të gjithë punonjësve të Klinikës së Sëmundjeve infektive. Vijojnë punonjësit në të gjitha kovid qendrat, së pari këtu në Shkup, në SPQ “8 Shtatori”, Institutin për sëmundje të mushkërive, Klinikat interne. Gjatë fundjavës spitalet në të gjithë vendin dhe spitalet private”, tha Filipçe.

Theksoi se në bisedën e djeshme me përfaqësuesit e “Fajzer” u njoftua se sasia tjetër prej 4000 dozave do të mbërrijë javën e ardhshme, që do të thotë se të gjithë të paraqiturit për valën e parë të vaksinimit, këto janë 4000 punëtorë shëndetësorë që punojnë me kovid pacientë do të vaksinohen.

Next Post
Venko Filipçe në Perspektiva 2021: Do të vazhdojmë me sistemin e investimit në njerëzit dhe në infrastrukturë

Filipçe: Vaksinat janë të sigurta, do të vaksinohem në një nga furnizimet e ardhshme të vaksinave

Platforma për barazi gjinore sërish në marsh më 8 mars, presin rezultate konkrete dhe ndjekje penale për kryesit e rastit “Dhoma publike”

Platforma për barazi gjinore sërish në marsh më 8 mars, presin rezultate konkrete dhe ndjekje penale për kryesit e rastit “Dhoma publike”

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom