• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Platforma për barazi gjinore sërish në marsh më 8 mars, presin rezultate konkrete dhe ndjekje penale për kryesit e rastit “Dhoma publike”

February 17, 2021
in BALLINA, LAJME
Platforma për barazi gjinore sërish në marsh më 8 mars, presin rezultate konkrete dhe ndjekje penale për kryesit e rastit “Dhoma publike”
Share on FacebookShare on Twitter

Platforma për barazi gjinore, rrjeti I shoqatave të cilat punojnë në avancimin e barazisë gjinore dhe organizues të protestave për rastin “Dhoma publike, sot në conference për shtyp paralajmëruan se më 8 mars sërish do të mbajnë marsh në të cilin do t’I paraqesin pritjet e tyre nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria themelore publike.

Ata kërkojnë reflektim të shpejtë të rezultateve konkrete rreth kërkesave të tyre me afat deri më 8 mars dhe të tregojnë se përfundimisht po nërmerren masa dhe po fillojnë me realizimin e tyre. Presin edhe ndjekje penale të kryesve nga rasti “Dhoma publike” dhe për viktimat e moshës madhore nga rasti, e jo vetëm për veprën “prodhim dhe distribuim I pornografisë së fëmijëve”.

Presin edhe ndjekje penale të kryesve nga rasti “Dhoma publike” dhe për viktimat e moshës madhore nga rasti, e jo vetëm për veprën “prodhim dhe distribuim I pornografisë së fëmijëve”. Disa nga pritjet e tyre janë edhe inicimi I ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për policinë, si dhe rregulloren për mënyrën e kryerjes së punëve policore me futje të dispozitave special për veprim në rast të dhunës së bazuar gjinore dhe harmonizimit të tyre me Konventën e Stambollit. Presin edhe ndërmarrje të masave për të filluar me punë trupi ombudsman plus dhe të krijohen kushte që e njejta të shndërrohet në mekanizëm efikas, efektiv dhe të pavarur për kontroll qytetar të policisë.

Në fjalimin e saj, Bojana Jovanovska, nga Platforma për barazi gjinore, foli edhe për punën e policisë, duke I dërguar porosi ministrit të Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski se “në praktikë nuk shohin kurfarë avancimi lidhur me policinë në raste të këtilla”. Sektori për kontroll të brendshëm, sipas saj, në veprimin e vet “nuk ka vullnet adekuat për t’I hetuar rastet” dhe, siç thotë, kërkon viktimat të dëshmojnë veprim joadekuat, derisa të gjitha mjetet dëshmuese janë në duart e policisë. “Gratë nuk I besojnë policisë dhe konsiderojnë se paraqitja është e kotë për shkak të mosveprimit, mosbesimit dhe relativizimit të përvojave të tyre me dhunën.

Mosregjistrimi apo regjistrimi joadekuat I paraqitjeve për dhunë si ankesa, sanksione kundërvajtëse, vërejtje për dhunuesit, në vend të paraqitjeve të argumentuara dhe të dokumentuara. Zbatimi joadekuat I ndalesave për afrim dhe kontaktim të viktimave, që rezultoi me dhunë të përforcuar të vazhdueshme, që rezultoi me pasoja serioze për shëndetin e viktimave, ndërkaq në numër të madh të rasteve edhe me vdekje. Nepotizmi, korrupsioni dhe kultura e mbulimit të lëshimeve mes nëpunësve policorë, për shkak të të cilave dhunuesit kalojnë të pasanksionuar, ndërsa viktimat humbin besimin tek sistemi.

Mungesa e sanksioneve për nëpunësit policorë të cilët janë kryes të dhunës, posaçërisht ndaj grupeve të margjinalizuara të grave, si rome, punonjëse seksuale, të pastreha dhe të tjera”, theksoi Jovanovska, duke shtuar se do të vazhdojnë me protesta derisa nuk fillojnë të ndodhin ndryshime.

Next Post
Nikollovski: Viti 2021 do të jetë vit i antikorrupsionit, nuk ka të paprekshëm

Nikollovski: Do të bëjmë gjithçka që të dëshmojmë se punojmë me ndershmëri dhe përgjegjësi në luftën kundër korrupsionit

Carovska: Kur i theksojmë dallimet, t’i theksojmë si vlera pozitive

Carovska: I përshtatim profilet nga profesioni i mesëm në nevojat e kompanive

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom