Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe ministrja e Çështjeve Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare të krahinës federale gjermane të Rajnës Veriore-Vestfalia, Shtefan Holrhof Fertner, sot përmes vide lidhjes e nënshkruan Deklaratën e përbashkët për qëllime për bashkëpunim midis qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rajnës Veriore-Vestfalia, qëllimi i së cilës është intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik dhe shkencor, si dhe bashkëpunimi në pjesën e integrimit evropian.
Në ceremoninë në MPJ në Shkup mori pjesë edhe ambasadorja gjermane në vend Anke Holshtajn.
Shefi i diplomacisë Osmani tha se prioritet kryesor i deklaratës së përbashkët është inicimi dhe nxitja e bashkëpunimit në pjesën e integrimit evropian, që, theksoi, d të jetë nxitje e rëndësishme për agjendën tonë të reformave, dhe nxitje e fuqishme të rrugës sonë eurointegruese.
“Me aktin e sotëm e përmbyllim partneritetin me Gjermaninë, si partner kryesor në eurointegrimet. Kontribut të rëndësishëm në bashkëpunimin ekonomik midis dy qeverive tona do të jetë përmes formimit të klasterëve midis ndërmarrjeve, universiteteve dhe institucioneve hulumtuese, ndërsa mund të presim rritje të bashkëpunimit me biznesin, odat ekonomike, mbështetje të shkëmbimit dypalësh, mundësi më të mëdha për investuesit gjermanë nga rajoni i Vestfalisë, që do të jetë potencial serioz për ekonominë tonë”, tha Osmani.
Theksoi se Rajna Veriore-Vestfalia, me 18 milionë banorët e saj është krahinë federale më e madhe që siguron 22 për qind të bruto prodhimit vendor dhe ku jeton dhe punon një pjesë e konsiderueshme e diasporës sonë. Shtoi edhe se krahina është qendër më e rëndësishme ekonomike edhe në BE dhe në nivel global është seli e kapaciteteve të shumta industriale.
“Në një të afërme të afërt sapo të lejojnë kushtet epidemiologjike do të kem rast ta vizitoj Dyzeldorfin dhe me kolegun tim Holthof-Fertner nga afër do t’i shqyrtojmë projektet e ndërsjella, pas çfarë shpresoj dhe se ai do ta vizitojë Shkupin, me çfarë do të japim kontribut në qëllimet e deklaratës së përbashkët”, përfundoi Osmani.
Holthof-Fertner, përmes vide lidhjes, theksoi se me këtë dokument vazhdohet bashkëpunimi i mëparshëm dhe se ekzistojnë sfida të mëdha të përbashkëta, ndërsa me këtë deklaratë kalohet drejt implementimit të ideve të përbashkëta.
Tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi të madhe dhe me interes të BE-së, duke shprehur keqardhje që Maqedonia e Veriut nuk i ka filluar negociatat me BE-në.
“Më vjen keq që Maqedonia përjetoi një befasi për integrim në BE, por nevojitet që të gjithë të angazhohen më tej, por edhe presidenca e Portugalisë angazhohet të ndihmojë në këtë pikëpamje. Së bashku kemi qëllim të përbashkët, ndërsa deklarata do të ndihmojë të lëvizim në drejtim të drejtë”, tha Holthof-Fertneri.
Informoi se midis dy ministrive të ekonomisë dhe të arsimit dhe shkencës po shqyrtohet mundësi për bashkëpunim më intensiv në të ardhmen, si dhe mundësi për shkëmbim të kuadrove akademike.
Shtoi se zhvillohet program për kualifikim së bashku me Maqedoninë e Veriut, me çfarë parashikohen praktikantë në një ndërmarrje në Gjermani, si dhe bashkëpunim me teknologjinë TI, me çfarë, theksoi, edhe të dyja palët do të kenë dobi.
Holthof-Fertner paralajmëroi edhe bashkëpunim më të përforcuar në shoqërinë civile.
Ambasadorja gjermane theksoi se qëllimi i deklaratës është intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik, si dhe rritje të projekteve u do të ketë shkëmbim akademik.
“Gjermania është partneri më i rëndësishëm ekonomik i Maqedonisë së Veriut. para pandemisë kemi pasur 1,4 milionë euro vëllim të shkëmbimit dhe në kushte të vështira arritëm ta rrisim këtë vëllim. Mbi 200 ndërmarrje gjermane janë aktive në Maqedoninë e Veriut, të cilat kanë hapur edhe shumë vende pune”, theksoi Holshtajn.
Rajna Veriore-Vestfalia me popullatë prej pothuajse 18 milion qytetarëve, është krahina më e madhe gjermane sipas numrit të banorëve dhe është selia e një numri të objekteve udhëheqëse, jo vetëm gjermane, por edhe evropiane industriale dhe të biznesit. Me nënshkrimin e Deklaratës së përbashkët pritet përforcim plotësues i pozitës së Republikës Federale Gjermane, si partner më i rëndësishëm i jashtëm –politik dhe ekonomik-tregtar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe një nga tre investitorët më të rëndësishëm në tregun tonë.