• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Osmani- Uilmes: Është i përbashkët obligimi që ta ruajmë kredibilitetin evropian në Ballkan

February 11, 2021
in INTEGRIME, BALLINA, LAJME
Osmani- Uilmes: Është i përbashkët obligimi që ta ruajmë kredibilitetin evropian në Ballkan
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së punës në Mbretërinë e Belgjikës, realizoi takim me nikoqiren e tij, zëvendëskryeministren dhe ministre e Punëve të Jashtme, Çështje Evropiane dhe Tregti të Jashtme dhe Institucione Federale Kulturore të Mbretërisë së Belgjikës, Sofi Uilmes.

Në takim u bisedua për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe perspektivat për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare, në pajtim me vendimin e Këshillit të BE-së për fillim të bisedimeve.

“Kuptohet që është obligim i përbashkët ta ruajmë kredibilitetin evropian mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse jo vetëm neve, por edhe gjithë kontinentit i duhet rajon stabil, me prosperitet dhe evropian. Dhe këtu më së shumti llogarisim në sistemin e meritave, dhe vlerësoj se sot riafirmuam këto pozicione parimore edhe me Belgjikën”, theksoi Osmani.

Në takim u bisedua edhe për raportet bilaterale mes dy vendeve, për të cilat u konstatua se kanë progres stabil dhe të vazhdueshëm.

Osmani dhe Uilmes hapën edhe më shumë çështje aktuale nga fusha e politikës ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe temat lidhur me gjendjen epidemiologjike në të dyja vendet dhe përpjekjet për të kapërcyer krizën shëndetësore globale të shkaktuar nga Kovid-19.

Vizita e Osmanit në Bruksel vazhdon me takimet me kryetarin e Parlamentit belg Elian Tillie dhe me kryetarin e Senatit belg,  Stefan D’Hose, ndërkaq në kuadër të vizitës Osmani do të realizojë vizitë edhe në selinë e NATO-s, ku do të takohet me sekretarin e përgjithsheëm, Jens Stoltenberg.

Next Post
Mariçiq: Do të ngritet niveli i mbrojtjes së gazetarëve dhe punonjësve mediatikë

Mariçiq: Punojmë në mënyrë intensive në digjitalizimin e gjyqësisë

Ivanov: Nuk e dija se do të hynin në Kuvend e as planifikova gjendje lufte

Ivanov: Nuk e dija se do të hynin në Kuvend e as planifikova gjendje lufte

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom