• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home DREJTËSI

Ivanov: Nuk e dija se do të hynin në Kuvend e as planifikova gjendje lufte

February 11, 2021
in DREJTËSI, BALLINA, LAJME
Ivanov: Nuk e dija se do të hynin në Kuvend e as planifikova gjendje lufte
Share on FacebookShare on Twitter

Si president i atëhershëm i shtetit nga asnjë shërbim nuk kishte informacion për paralajmërim për hyrje të organizuar të turmës në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, deklaroi ish-presidenti i shtetit Gjorge Ivanov duke dëshmuar në seancën e sotme gjyqësore për organizatorët e ngjarjeve në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

I pyetur nëse si ish-president i shtetit ka pasur informacione për pamundësimin e pranim-dorëzimit paqësor të pushtetit më 27 prill të vitit 2017 Ivanovi, në mënyrë kategorike tha se nuk ka pasur informacione të tilla.

I pyetur për informacionet e plasuara për shpallje të gjendjes së luftës më 27 prill të vitit 2017, Ivanovi tha se gjithçka që ka lidhje me gjendjen e luftës ka dalur nga një tekst i publikuar në një revistë, disa ditë më parë.

“Ishin plasuar të pavërteta dhe spekulime të cilat pastaj transmetoheshin dhe komentoheshin. I gjithë teksti është i paqartë, sepse Kushtetuta është e qartë. Si shtet kemi mekanizma të definuara qartë për parandalimin e keqpërdorimit të gjendjes së luftës. Ky është shembull shkollor i luftës psikologjike, që dikush të ndërmarrë diçka, ndërsa faji t’i bjerë presidentit dhe ushtrisë”, tha Ivanovi.

I pyetur se si president i atëhershëm i shtetit, cili ishte qëndrimi i tij për lëvizjen qytetare “Për Maqedoninë e përbashkët”, Ivanovi tha se ai publikisht disa herë i kishte mbështetur, përmes deklaratave dhe kumtesave publike.

“Lëvizja ‘Për Maqedoninë e përbashkët” doli si përgjigje e të a.q.’Platforma e Tiranës’ dhe deklaratat se Maqedonia si shtet nuk duhet të ekzistojë. Me qindra iniciativa dhe kërkesa nga qytetarë të ‘Për Maqedoninë e përbashkët’ vinin dhe vazhduan të vinin në kabinetin e presidentit”, deklaroi Ivanovi.

I pyetur nëse personi Sinisha Aleksovski e ka njoftuar për aktivitetet e tij, Ivanovi tha se përveç se është njoftuar me gojë, për gjithçka ka edhe shënime.

“Këshilltari Sinisha Aleksovski kur ndodhën ngjarjet më 27 prill kërkova që të kthehej nga udhëtimi zyrtar. Kur u kthye ma tregoi fotografinë e Zhivaljeviçit dhe komunikimin e tij për atë se çka kërkon në Kuvend, për çka u tha se ishte me kërkesë të ambasadës që të vërtetojë se ka pasur edhe serbë gjatë sulmit në Kuvend”, tha Ivanovi.

Në seancën e sotme gjyqësore janë thirre disa dëshmitarë, në mesin e të cilëve edhe Biljana Brishkovksa dhe Cvetan Tripunovski.

Rasti ndodhet në procedurën dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Ilia Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskovska.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kyretari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe ai i Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Next Post
Filloi faza e parë e krijimit të Strategjisë nacionale zhvillimore

Filloi faza e parë e krijimit të Strategjisë nacionale zhvillimore

MSH: Po bëhen përshtatjet e fundit teknike në ueb-faqen për vaksinim kundër Kovid-19

Rreth 24 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinim përmes aplikacionit onlajn

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom