Kushte për importin e vaksinave për Kovid-19 me Propozim-ligjin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ilaçe dhe pajisje mjekësore, që dje është miratuar me konsensus në Kuvend.
Në Propozim ligjin e plotësuar për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ilaçet dhe mjetet mjekësore, me procedurë të shkurtër prezicohet se për vendosjen e vaksinës për SARS COV 2 në qarkullim, krahas personave juridik të paraparë më parë, kërkesë mund të parashtrojë edhe prodhuesi i ilaçeve me seli të regjistruar jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësues juridik i prodhuesit me seli të regjistruar jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, filiali i prodhuesit të huaj me seli të regjistruar jashtë vendit dhe përfaqësi tregtare të prodhuesit të huaj me seli të regjistruar jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë, asnjë shërbim i Komisionit Evropian nuk është në gjendje të japë përgjigje kur Ballkani Perëndimor mund ta presë mbështetjen e premtuar për vaksinim, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Shërbimet në Komisionin Evropian qëndrojnë në deklaratën e kryetares Ursula Fon der Lajen, të dhënë për MIA-n para dy javëve se “sa më shpejt të jetë e mundur” duhet të realizohen premtimet për ndihmë me vaksina për Maqedoninë e Veriut.
Konfuzioni dhe tensionet që sundojnë në BE rreth strategjisë me vaksinimin e pritur reflektohet në ndihmën e premtuar për fqinjësisë më të afërt siç është Ballkani Perëndimor.
Edhe krahas të gjitha thirrjeve të pushtetit ekzekutiv evropian për solidaritet në BE dhe me vendet jashtë BE-së, tani për tani nuk ka afate.
Mekanizmi global për ndihmë të vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të njohur si Kovaks, nuk pritet të bëhet operativ para verës. I vetëdijshëm për këto lëshime, Komisioni Evropian së fundmi doli me një nismë për “mekanizëm për ndarjen e vaksinave”, por as për këtë mekanizëm nuk ka kurrfarë afate të qarta.
Siç sqarojnë burime në Komisionin Evropian për MIA-n, të cilët kërkojnë të mos emërohen, vendet në BE së pari duhet vet të marrin doza të mjaftueshme masive të vaksinave që të mund të pranojnë t’i shpërndajnë”, donojnë apo rishitur.
Tani për tani duket se për vendet jashtë BE-së opsion më i mirë është të përpiqen të lidhin marrëveshje dypalëshe me vendet anëtare të Unionit, sepse disa prej tyre janë të gatshme për ndarje nga të tjerët. Për shkak të këtyre dallimeve në politikat shëndetësore të vendeve anëtare, Komisioni Evropian ende nuk mund ta koordinojë nismën për ndarje.
Gjithsesi vendet jashtë BE-së mund edhe të lidhin marrëveshje të drejtpërdrejta me kompanitë farmaceutike, ndërsa BE-ja nuk mund t’i ndalojë t’i furnizojnë vaksinat kineze dhe ruse, edhe pse vaksinat nuk janë autorizuar në tregun e BE-së tani për tani.
Një numër i madh të vendeve jashtë BE-së kthehen edhe drejt Indisë ku Instituti Shëndetësor prodhon vaksina të licencuara të Astra/Zenekës dhe u ndihmon, mes tjerash, vendeve afrikane, Brazilit apo megjithatë Arabisë Saudite.
Burime në Komisionin Evropian thonë se institucioni shpreson se në periudhën e ardhshme të krijojë mekanizëm funksional me pikë hyrëse dhe kanal të vetëm përmes së cilës do të mund t’i dorëzojnë dozat fillestare, por pak besojnë se kjo do të jetë operative para gjysmës së dytë të vitit 2021.
Ndërkohë Komisioni Evropian po përballet me krizë të brendshme për shkak të strategjisë jo mjaft efikase për vaksinim në vet vendet anëtare. lëshime në marrëveshjet me firmat farmaceutike dhe tensionet me Irlandën dhe Irlandën Veriore për shkak të mekanizmit të ri të vendosur për mbikëqyrje të eksportit. Ky mekanizëm përmban klauzolë urgjente e cila, nëse aktivizohet, mund të sjellë deri në kufirin faktik në ishullin irlandez dhe me atë me atë krizë të thellë politike në Irlandë.