• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Dendias: Do të përpiqemi ta lehtësojmë zgjidhjen e dallimeve mes Shkupit dhe Sofjes

January 28, 2021
in INTEGRIME, BALLINA, LAJME, POLITIKË
Dendias: Do të përpiqemi ta lehtësojmë zgjidhjen e dallimeve mes Shkupit dhe Sofjes
Share on FacebookShare on Twitter

Si vend i cili ruan marrëdhënie miqësore me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të përpiqemi që në çdo mënyrë të mundshme ta lehtësojmë zgjidhjen e dallimeve të tyre, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias në intervistë për “Juronjuz”.

Siç informon korrespondentja e MIA-s nga Athina, shefi i diplomacisë greke në intervistë edhe një herë e përsërit mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit.

“Pas Agjendës së Selanikut, Greqia është mbështetëse e fuqishme e perspektivës evropiane të Gadishullit Ballkanik dhe gjithsesi e Ballkanit Perëndimor, ndërsa veçanërisht në rastin konkret të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ndërsa si vend i cili ruan marrëdhënie miqësore me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të përpiqemi që në çdo mënyrë të mundshme ta lehtësojmë zgjidhjen e dallimeve të tyre. Dhe jam i sigurt se të gjithë do ta çmojnë këtë”, tha Dendias.

Në pyetjen se a do të ndërmerrte Greqia iniciativa konkrete, shefi i diplomacisë greke përgjigjet se iniciativa është fjalë shumë e fuqishme” dhe shton se ata janë miq me të gjithë dhe po përpiqen t’iu ndihmojnë të gjithëve.

“Por, përsëri duhet të them se duhet ta shohim fotografinë e madhe, ndërsa fotografia e madhe është e ardhmja e Ballkanit në Bashkimin Evropian”, thekson ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë në intervistë për “Juronjuz”.

Next Post
Pendarovski e nënshkroi Dekretin për ndryshim të Ligjit për financim të partive politike

Pendarovski: E drejta e privatësisë është e garantuar me Kushtetutë, përgjegjësi për “Dhoma Publike” duhet të ketë sa më shpejtë

UNHCR kërkon që t’i jepet fund kthimit të azilkërkuesve dhe dhunës ndaj refugjatëve

UNHCR kërkon që t’i jepet fund kthimit të azilkërkuesve dhe dhunës ndaj refugjatëve

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom