Komisariati i lartë i KB-së për refugjatë (UNHCR) shpreh shqetësim për dëbimet e shpeshtuara dhe kthimeve joformale të refugjatëve dhe azilkërkueseve në kufijtë evropianë tokësor dhe detarë dhe iu bëjnë thirrje vendeve që t’i ndërprenë ato taktika.
“UNHCR merr raporte të vazhdueshme për vendet evropiane të cilat e kufizojnë qasjen në azil, duke kthyer njerëz pasi kishin ardhur në territorin ose ujërat territorialë dhe duke përdoruar dhunë ndaj tyre në kufij. Kthimet joformale zhvillohen në mënyrë të dhunshme dhe sistematike. Barkat me refugjatë janë marrë prapa. Njerëzit sapo arrijnë në tokë, grumbullohen dhe kthehen në det. Shumë denoncojnë dhunë dhe keqpërdorime nga ana e fuqive shtetërore”, theksoi ndihmëskomisari i lartë për mbrojtje pranë UNHCR-së”, Xhilian Trigs.
Ai theksoi se, gjithashtu, personat të cilët arrijnë në rrugë tokësore janë arrestuar joformalisht dhe të kthyer me dhunë në vendet fqinje, pa u marrë parasysh nevoja e tyre për mbrojtje ndërkombëtare.
Trigs potencoi se Konventa e Refugjatëve nga viti 1951, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Ligjet e BE-së kërkojnë nga vendet që ato t’i mbrojnë të drejtat e personave që kërkojnë azil dhe mbrojtje nga kthimi, madje edhe nëse hyjnë në rrugë të parregullt. Autoritetet, siç theksoi ai, nuk munden me automatizëm që mos lejojnë hyrje ose t’i kthejnë njerëzit pa bërë vlerësim individual të personave të cilëve iu nevojitet mbrojtje.
Ndihmësi i komisarit të lartë thekson se e drejta për kërkim të azilit është e drejtë themelore e njeriut.
“Pandemia Kovid-19 nuk është përjashtim; ka mundësi që të sigurohet mbrojtje nga pandemia dhe të sigurohet qasje në procedurën juridike dhe të shpejtë për azil”, theksoi Trigs.
Ai theksoi se UNHCR qartë e ka shprehur shqetësimin e saj para shteteve evropiane. Agjencia për Refugjatë, siç tha, bën thirrje që urgjentisht të hetohen shkeljet dhe maltretimet e supozuara, të cilat bazohen në dëshmime të besueshme dhe janë konfirmuar nga organizatat joqeveritare, mediat dhe raportet nga burime të hapura.
Njëherësh, numri i arritjeve nga BE vazhdon të bie për çdo vit. Numri i personave të cilët kanë ardhur përmes rrugës ujore dhe tokësore në vitin 2020 (95.000) është ulur për 23 për qind në krahasim me vitin 2019 (123.700 persona) dhe për 33 për qind në krahasim me vitin 2018 (141.500).
UNHCR iu bën thirrje vendeve evropiane që t’i respektojnë angazhimet e tyre të përhershme për mbrojtje të refugjatëve me atë që do t’i pranojnë azilkërkuesit në kufijtë e tyre, do t’i shpëtojnë në det dhe do të lejojnë transferimin e tyre në tokë dhe regjistrim, si dhe mbështetke të azilkërkuesve të rinj.
Nga UnHCR theksuan se janë të gatshëm që t’iu ndihmojnë shteteve që t’i arrijnë ato detyrime ndërkombëtare në sferën e azilit.