Kategoritë

RAJON Greqia e vazhdoi vendimin për ndalesë për hyrjen e shtetasve të vendeve të treta deri më 8 shkurt

Prej sot hyn në fuqi vendimi i ri i vazhduar i Qeverisë greke për ndalesë për hyrje në Greqi të shtetasve të vendeve të treta, si dhe kufizimet në kufijtë tokësorë dhe lidhjet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë vendim që do të jetë në fuqi deri më 8 shkurt në orën 6 në mëngjes, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Bëhet fjalë për vendim që të kufizohet përhapja e virusit korona me “vendosjen e masave për kufizim të përkohshëm të lidhjeve tokësore, ajrore dhe detare të vendit, ndalesë për hyrje në vend të shtetasve të vendeve të treta, përveç shteteve të Bashkimit Evropian dhe Zonës së Shengenit”, i cili vazhdohet nga mesi i marsit të vitit të kaluar, ndërsa vazhdimi i fundit ishte nga 8 janari në përfundim me ditën e djeshme.

Neni i parë i vendimit ka të bëjë  me kufijtë tokësorë të Greqisë, përkatësisht kufizimit të përkohshëm të të gjitha lidhjeve tokësore (rrugore dhe hekurudhore) nga dhe drejt Greqisë “për arsye parandaluese për mbrojtje të shëndetit publik nga përhapja e mëtejshme e koronavirusit Kovid-19 në territorin grek, si dhe ndalesë për hyrje të personave në territorin grek, përveç nëse ata përmbushin parakushte konkrete.

Për turistët dhe shtetasit e huaj për të cilët nuk ekziston ndalesë, është e lejuar hyrja vetëm përmes Bullgarisë, përkatësisht përmes vendkalimit kufitar Promahonas dhe vetëm me test molekular negativ për Kovid-19 të bërë 72 orë para arritjes, por edhe nëse marrin teste negativ nga testi rapid i bërë në hyrje të Greqisë.

Nga vendkalimet e tjera kufitare që janë hapur, përkatësisht Evzoni (Bogorodicë) drejt Maqedonisë së Veriut, Kakavijë drejt Shqipërisë dhe Kipi drejt Turqisë, hyrja në Greqi është e lejuar vetëm për kategori të caktuara dhe gjithashtu me test PCR negativ dhe me rezultat negativ nga testi i shpejtë në vendkalimin kufitar të bërë nga autoritetet greke.

Këto vendkalime kufitare janë të hapura prej orës 7:00 deri në orën 23:00, ndërsa ndalesa nuk vlen për shtetas grekë, për persona të cilët kanë leje qëndrimi dhe persona të cilët jetojnë në Greqi, për hyrje të personave me arsye absolutisht të domosdoshme profesionale apo mjekësore për të cilat kanë edhe dokumente të nevojshme, për kamionët ngarkues, si dhe për transit të automjeteve spitalore të cilat nga Kosova përmes Maqedonisë së Veriut hyjnë në Greqi për hospitalizim të pacientëve të cilët u takojnë personelit diplomatik, ushtarak apo administrativ të vendeve anëtare të BE-së dhe EULEX-it në Kosovë.

Lidhur me kamionët për transportin e mallrave, janë hapur shtatë vendkalime kufitare, katër me Bullgarinë dhe nga një me Turqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndërsa për shoferët nuk vlen konfirmimi i detyrueshëm për test negativ PCR.

Në të njëjtin vendim, në një nen të veçantë është edhe ndalesa e përkohshme për hyrje në Greqi të “të gjithë shtetasve të vendeve të treta, nga çdo pikë, në çdo mënyrë dhe me çdo mjet, përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore për arsye parandaluese për mbrojtjen e shëndetit publik nga përhapja e mëtejshme e Kovid-19 në territorin grek”, publikoi MIA.

Përjashtim janë vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Zonës së Shengenit, si dhe banorët e Australisë, Japonisë, Zelandës së Re, Ruandës, Koresë së Jugut, Tajlandës, Britanisë së Madhe, Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa këtë herë, në listë janë përfshirë edhe shtetasit e Rusisë dhe Izraelit.

Gjithashtu, përjashtim janë edhe kategori të caktuara të qytetarëve, siç janë personeli mjekësor dhe punonjësit shëndetësorë, ata që kanë leje qëndrimi në një vend anëtar të BE-së ose vend të Zonës së Shengenit, anëtarët e misioneve qeveritare, diplomatët, transportuesit, shoferët e kamionëve që transportojnë mallra, udhëtarë tranzit, studentë, persona që kujdesen për persona të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara, si punëtorë sezonalë të bujqësisë.

Për të gjithë ata për të cilët lejohet hyrje në Greqi, përveç testit negativ PCR, është e detyrueshme ta kenë plotësuar edhe formularin special PLF (Passenger Locator Form), ndërsa është e detyrueshme edhe karantinë shtëpiake shtatëditore.