• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Osmani: Pavarësisht sfidave integrimi në BE nuk ka alternativë

January 22, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Osmani: Pavarësisht sfidave integrimi në BE nuk ka alternativë
Share on FacebookShare on Twitter

Riafirmimi i marrëdhënieve tradicionale dhe miqësore në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, theksimi i gatishmërisë që të gjenden forma konkrete për avancimin e bashkëpunimit, sidomos në sektorin real – në atë të ekonomisë, shkëmbimit, turizmit etj…, kanë qenë në fokus të takimit të sotëm të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me homologun e tij malazez Gjorge Radulloviq, në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi.

“Gjithmonë është bukur të jesh në mesin e miqve, në vizitë të vendit mik, ndërkaq Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë shembull i mirë për këtë. Vizitën e sotme në Mal të Zi e vlerësoj të rëndësishme, si për raportet tona bilaterale, për të cilat mendoj se janë të shkëlqyera, ashtu edhe për tërë rajonin, i cili është ende i ngarkuar me sfida serioze, veçanërisht për të ardhmen e tij evropiane”, theksoi Osmani, thuhet në kumtesë të MPJ-së.

Përveç raporteve bilaterale, në takimin në Podgoricë u hapën edhe temat për bashkëpunimin në kuadër të aleancës në NATO, si dhe rrumbullakimin e perspektivës evropiane të të dyja vendeve.

“Procesi i zgjerimit të BE-së, ose të shprehem më saktë – rrumbullakimi ose bashkimi i kontinentit në një aleancë të vetme – nuk ka alternativë. Kur bëhet fjalë për anëtarësim të vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE, nuk parashtrohet pyetja a do të anëtarësohemi, por si dhe kur!”, theksoi Osmani.

Vizita e ministrit Osmani në Podgoricë, vazhdon me takimet e tij me presidentin e shtetit, Millo Gjukanoviq, kryetarin e parlamentit malazez, Aleksa Beçiq, kryetarin e Qeverisë, Zdravko Krivokapiq dhe nënkryetarin e Qeverisë, Dritan Abazoviq. 

Next Post
Filipçe: Ndryshimi në Ligjin për barna vjen pas kërkesës së “Fajzerit” që është në një nivel global

Filipçe: Ndryshimi në Ligjin për barna vjen pas kërkesës së “Fajzerit” që është në një nivel global

Qeveria publikon pagat e kryeministrit dhe ministrave si të dhëna publike

Qeveria publikon pagat e kryeministrit dhe ministrave si të dhëna publike

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom