Kategoritë

SHOQËRI Petrovska: Propozim-ligji garanton regjistrim sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare, të gjithë deputetët ta mbështesin

Ligji për regjistrim  të popullatës është në procedurë kuvendore  dhe me  miratimin e tij krijohen  të gjitha kushtet për mbajtje të regjistrimit këtë vit 2021, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, të digjitalizuara dhe sipas dispozitave të Eurostat, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska.

“Pas 19 viteve të plota për vendin tonë i domosdoshëm është regjistrimi. Që të mundet më mirë  dhe në mënyrë të barabartë të zhvillohet, për krijimin e  politikave të reja zhvillimore afatgjate. Kjo është në interes të shtetit, të poullit, të gjithë qytetarëve. Për atë themi se realizimi i këtij operacioni statistikor  është akt patriotik. Pothuajse pas 19 viteve  pa regjistrim të zbatuar,  askush nuk guxon ta ngec ose  zvarritë. Ne nuk do të lejojmë populli të durojë dëm, regjistrimi do të mbahet këtë vit”, tha ajo.

Theksoi se lideri i opozitës Hristijan Mickoski, duhet ta kuptojë se regjistrimi është operacion statistikor, ndërsa jo politik, ndërsa, siç tha, “për luftën e tij  për kolltuk në pallatin e bardhë duhet të kërkojë  mënyra tjera në vend se të bllokojë gjithçka që është në interes të qytetarëve dhe shtetit”.

“Ai është kundër të gjitha gjërave ndërsa nuk di asgjë. Bën përpjekje të bllokojë gjithçka, pa kurrfarë përgjegjësie, ndaj shtetit dhe pa ndjenja për nevojat e qytetarëve. Madje bën thirrje në bojkot të regjistrimit. Pse nuk e di as ai. Të dalin më pak qytetarë maqedonas? Të jemi vendi i vetëm pa regjistrim? Ne nuk kemi për qëllim t’i lejojmë VMRO-DPMNE-së të ndalojë edhe një regjistrim”, tha Petrovska.

Ajo u bëri thirrje të gjithë deputetëve ta mbështesin vendimin ligjor. Potencoi se shteti ka regjistër elektronik të popullatës i cili do të jetë i lidhur me pajisjet për regjistrim dhe të dhënat  do të  krahasohen me të dhënat  e  dhjetë institucioneve tjera dhe do të kontrollohen.

“Kjo do të thotë se nuk është e mundur të nënshkruhen personat të cilët nuk ekzistojnë. Pa dallim të asaj se  nuk i pëlqen VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit, regjistrim këtë vit do të ketë  sipas standardeve ndërkombëtare. Kjo është e rëndësishme për ekonominë,  për të gjithë shoqërinë tonë, për zhvillimin e shtetit tonë dhe ne jemi të obliguar ta mundësojmë atë”, përfundoi deputetja e LSDM-së Petrevska.

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.