Kategoritë

KOVID-19 Filipçe: Të gjitha vaksinat që do t’i sjellim në vend do të jenë të certifikuara dhe të sigurta në mënyrë të duhur

Të gjitha vaksinat që do t’i sjellim në vend do të jenë të certifikuara dhe të sigurta në mënyrë të duhur, ndërsa në pajtim me planin për distribuim do të bëhet edhe plani për aplikim, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Gjatë gjithë kësaj kohe kemi qenë në komunikim intensiv me kompaninë “Fajzer” sepse në këtë moment është e vetmja kompani që ka marrë lejet e nevojshme për përdorim urgjent të vaksinës së saj nga dy organet më të rëndësishme rregullatore, dhe ato janë Agjencia amerikane për ilaçe (FDI) dhe nga Agjencia evropiane e ilaçeve (EMA)”, shtoi Filipce.

Ai theksoi se tani më janë rezervuar dozat për vendin dhe pritet që sasitë e para të mbërrijnë muajin e ardhshëm.

Në të njëjtën kohë në ditët e fundit  kemi marrë informacion nga sistemi KOVAKS se edhe ato vaksina do të mbërrijnë në muajin shkurt. Është e mundur që disa nga vendet me të cilat po bisedojmë dhe ato janë Austria, Bullgaria, Polonia dhe Greqia, në mënyrë më konkrete të ndajnë një sasi prej tyre, por na tregojnë qartë se problemi kryesor dhe pse nuk është bërë deri më tani, si një mekanizëm i shpallur nga ana e Komisionit Evropian në solidaritet jo vetëm me vendin tonë, por edhe me vendet e tjera jo-BE, është në sasinë që e kanë marrë. Pra, dukshëm më e vogël, rreth një e dhjeta e asaj që ishte planifikuar për vendet e tyre”, theksoi Filipçe, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pasi pranim dorëzimit të donacionit të OBSH-së për Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ai shtoi se sipas planit të kompanisë “Fajzer” dhe me rritjen e tyre, por edhe prodhimin e kompanive të tjera që janë pjesë e sistemit KOVAKS, ai beson se pas shkurtit shpërndarja e vaksinave do të jetë një proces që do të fillojë kudo me dinamikë të konsiderueshme.

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.