Kategoritë

KOVID-19 Tavilla: Vaksinat KOVAKS do të arrijnë së shpejti

Vaksinat KOVAKS shumë shpejtë do të arrijnë në vend, ndërsa të parët do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë, sipas vendimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe të Qeverisë, deklaroi shefja e Zyrës së OBSH-së në Shkup, Xhihan Tavilla.

“Vaksinat duhet të arrijnë. Nevojiten shumë përgatitje të cilat duhet të bëhen. Kemi të bëjmë me metodologji të njohur, e cila është e sigurt dhe efektive. Vaksinën së pari do ta marrin grupet prioritare. Sipas vendimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse në vend dhe të Qeverisë ato do të jenë punonjësit shëndetësorë, që është rast edhe me të gjithë vendet e tjera të botës. Duhet ta kuptoni se ka filluar mbrojtja. Do të nevojitet kohë që ajo të mjaftojë për të gjithë. Por, mund të ju siguroj se Qeveria dhe vendi po bëjnë gjithçka që të jenë të mbrojtur të gjithë në vend”, deklaroi Tavilla pas dorëzimit të donacionit nga OBSH në institutet e mjekësisë ligjore dhe mikrobiologjisë”, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pse ende nuk ka vaksina kundër virusit korona në vend.

Ajo sqaroi se situata rreth vaksinimit është e ndryshme në çdo vend.

“Kjo vaksinë përdoret për vaksinim urgjent, e jo si vaksinat e tjera të rregullta të cilat vijnë në treg. Kjo nënkupton se nevojitet ndjekje shumë e kujdesshme dhe mësim nga ana e Qeverisë, që të sigurohet se po zbatohet vaksina e vërtetë”, sqaroi përfaqësuesja e OBSH-së në vend.

Ajo konsideron se nuk arsyeton vlerësimet se mekanizmi KOVAKS nuk funksionon.

“Nuk e di se në çfarë informacione e bazoni vlerësimin e tillë se KOVAKS nuk funskionon. Ne kemi informacione se vaksinat KOVAKS do të arrijnë shumë shpejtë. Ministria e Shëndetësisë punon me sistemin KOVAKS dhe me UNICEF-in që të sigurohet se vaksinat do të arrijnë shumë shpejtë”, tha Tavilla.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përsëriti se në planin e imunizimit kundër Kovid-19 ka tri kategori me çka menjëherë do të fillojë me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë të cilët janë më të rrezikuar, gjegjësisht ata që punojnë me pacientë me kovid.

“Në grupin e parë janë qytetarë më të moshuar se 70 vjet me rrezik shumë më të madh në kuptim të më shumë komorbiditeteve dhe persona me nevoja të veçanta dhe të institucionalizuar në disa institucione. Në grupin e dytë hyjnë grupi tjetër i punonjësve shëndetësorë me rrezik më të vogël, pacientët me sëmundje kronike dhe të punësuarit në infrastrukturën kritike për shtetin, etj. Kështu që ai plan gjithashtu është komunikuar në disa nivele te ne me përfaqësues të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, të Komitetit për Imunizim, grupi i punës i cili punon në këtë sferë. Ai plan është lartë poshtë i njëjtë me të gjitha strategjitë tjera në vendet tjera”, tha ministri i Shëndetësisë Filipçe i cili mori pjesë në pranim dorëzimin e donacionit nga OBSH-ja.

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.