• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Nikollovski: Viti 2021 do të jetë vit i antikorrupsionit, nuk ka të paprekshëm

January 11, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Nikollovski: Viti 2021 do të jetë vit i antikorrupsionit, nuk ka të paprekshëm
Share on FacebookShare on Twitter

Test për kontroll të integritetit të anëtarëve të Qeverisë dhe këshilltarëve të tyre dhe urdhëresa me të cilat  do të kufizohet  shfrytëzimi i kartelave zyrtare, automjeteve dhe pronës tjetër me të cilën disponojnë funksionarët,  janë pjesë e aktiviteteve të planifikuara për këtë vit që sot i paralajmëroi zëvendëskryeministri i obliguar për luftë kundër korrupsionit, krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe resurseve njerëzore, Lupço Nikollovski.

Në konferencën për shtyp në Qeveri, Nikollovski tha se nuk  ka të paprekshëm dhe se secili që e ka shkelur ligjin, do të mbajë përgjegjësi. Fokus i veçantë do të vendoset  në rastet për të cilat ekziston  dyshim për korrupsion të lartë.  Vitin 2021 e paralajmëroi si vit i antikorrupsionit në të cilin do të udhëhiqet  fushatë për ngritje të vetëdijes  te qytetarët për efektet negative  të korrupsionit,  ndërsa në çdo Ministri do të zgjidhet  administratori më i mirë  i vitit me qëllim që të përforcohet  vetëdija për luftë kundër korrupsionit.

“Qëllimi ynë është të punojmë që të krijojmë jetë më të mirë për çdo qytetar,  ndërsa atë ta  sigurojnë  funksionarë të ndershëm dhe institucione të llogaridhënies të cilat punojnë në interes të popullit dhe shtetit, ndërsa  jo në  interes personal ose partiak. Në vitin 2021  vazhdojmë me implementimin e rekomandimeve të GREKO-s”, thekskoi Nikollovski.

Ai theksoi se bëhet edhe analizë e  të drejtave diskrecionale të funksionarëve dhe prejardhjes së pronës, për të cilat, siç paralajmëroi, do të vijojnë vendime ligjore.

Këtë vit do të zbatohet edhe projekt për interoperabilitetin ndërmjet të gjitha sistemeve  antikorruptuese  me të cilën nëpërmjet  rrugës elektronike në bazë ditore,  të gjitha institucionet do të mund t’i marrin dhe këmbejnë  të dhënat e lidhura  me korrupsionin.  Me këtë, sipas Nikollovskit, do të ketë rezultate të shpejta dhe efikase në zgjidhjen e rasteve për të cilat ekziston dyshim për korrupsion.

“Askush nuk do të guxojë të fshehë dhe ngadalësojë raste ku ka dyshime të krimit dhe korrupsionit. Askënd nuk do ta dënojmë prej përpara, por kemi detyrë dhe obligim  të gjitha informatat menjëherë t’i dorëzojmë  te institucionet kompetente që procedurat dher proceset  të përfundojnë  menjëherë, ndërsa qytetarët t’i shohin rezultatet. Nëse ka korrupsion kuptohet se vijon dënimi. Nëse nuk ka, atëherë vazhdojmë më tutje”, tha Nikollovski.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë këtë vit  do të punohet  edhe në ekipimin dhe digjitalizimin e qendrave hulumtuese  në prokuroritë publike, sepse është konstatuar që vetëm katër prej gjithsej 23 prokurorive  themelore publike kanë  ndonjë lloj të qendrave  hulumtuese të cilat, edhe pse janë operative,  nuk janë mjaft të ekipuara dhe digjitalizuara.

Në lidhje me monitoringun në gjyqësi,  Nikollovski tha se së bashku do të punojnë me Ministrinë e Drejtësisë, sepse  qëllimi është problemet të zgjidhen në mënyrë sistematike, ndërsa jo parciale.

Një nga risitë e rëndësishme, sipas Nikollovskit, do të jetë edhe vendosja e  regjistrit të pronarëve të vërtetë, projekt i cili punohet së bashku me Regjistrin Qendror.

“Do të tregojmë se mund të jemi shtet i rregulluar në të cilin ka rend dhe disiplinë, shtet në të cilin  i zgjidhim  problemet me shtresa, shtet në të cilin  do të arrijnë politikanët e ndershëm.  Secili që do ta shkelë ligjin, do të përballet  me përgjegjësi, sepse  askush nuk është mbi ligjin. Duhet të ketë rend  njëherë e përgjithmonë”, porositi Nikollovski në konferencën për shtyp në Qeveri.

Next Post
Konfirmohet lista e kandidatëve për anëtarët e KSHZ-së, Naser Ziberi propozohet për Avokat Populli

Konfirmohet lista e kandidatëve për anëtarët e KSHZ-së, Naser Ziberi propozohet për Avokat Populli

Është rritur numri i pranimeve në spitale, nu ka mjekë të paangazhuar

Në repartet infektive në vend janë duke u mjekuar 797 pacientë, mbi 500 shtretër të lirë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom