• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Konfirmohet lista e kandidatëve për anëtarët e KSHZ-së, Naser Ziberi propozohet për Avokat Populli

January 11, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Konfirmohet lista e kandidatëve për anëtarët e KSHZ-së, Naser Ziberi propozohet për Avokat Populli
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni kuvendor për çështjet e zgjedhjeve dhe emërime në seancën e sotme e konfirmoi listën e kandidatëve të paraqitur për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të KSHZ-së, kurse me propozim të BDI-së, Naser Ziberi me shtatë vota “pro” u konfirmua propozim-kandidat për Avokat Populli.

Siç publikoi më parë MIA, shpallja publike për anëtarët e KSHZ-së ka përfunduar, kurse te Komisioni kanë arritur aplikime prej 14 kandidatëve, mes të cilëve ka edhe anëtarë të mëparshëm dhe aktualë, si dhe të punësuar në Komision dhe juristë. Mandati i përbërjes aktuale të KSHZ-së përfundon më 15 janar. Deri më tani, vetëm VMRO-DPMNE ka konfirmuar mbështetjen për Aleksandar Dashtevskin për kryetar të KSHZ-së.

Sipas procedurës, pasi sot Komisioni i zgjedhjeve dhe emërimeve e konfirmoi listën e kandidatëve, ia dërgon atë kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, i cili nga ana tjetër në afat prej tre ditëve ia ridërgon partive që duhet të prononcohen se cilët kandidatë mbështesin për anëtarë të organit më të lartë zgjedhor në vend. Lista me kandidatë të mbështetur i dorëzohet përsëri Komisionit për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve, i cili e konfirmon atë dhe pastaj i dërgohet plenumit për të votuar. Nuk ka afat për partitë që të përgjigjen, por procedura, sipas përvojave të mëparshme, mund të përfundojë brenda një dite.

Për thirrjen publike për avokatin e popullit, i cili u publikua në fund të nëntorit, kanë arritur katër kandidatura.

Deputetja e BDI-së Teuta Bilalli Zendeli në seancë e propozoi Naser Ziberin që të konfirmohet kandidat në Komisionin për Avokatin e Popullit.

Pas kësaj reagoi grupi i deputetëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa.

Surija Rushiti nga Aleanca për Shqiptarët kërkoi që të pezullohet procedura për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe të diskutohet për një kandidat tjetër, i cili do të propozohej nga partitë shqiptare të opozitës. ASH dhe Alternativa thonë se Ziberit iu premtua ky funksion para zgjedhjeve, kur ai vendosi të kandidohet për kryeministër për BDI-në.

Next Post
Është rritur numri i pranimeve në spitale, nu ka mjekë të paangazhuar

Në repartet infektive në vend janë duke u mjekuar 797 pacientë, mbi 500 shtretër të lirë

MPJ: Buçkovski në Sofje, të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për gjetjen e zgjidhjes për dallimet

MPJ: Buçkovski në Sofje, të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për gjetjen e zgjidhjes për dallimet

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom