• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Në repartet infektive në vend janë duke u mjekuar 797 pacientë, mbi 500 shtretër të lirë

January 11, 2021
in COVID-19, BALLINA, LAJME
Është rritur numri i pranimeve në spitale, nu ka mjekë të paangazhuar
Share on FacebookShare on Twitter

Në qendrat Kovid në spitalet në të gjithë vendin është raportuar se po trajtohen gjithsej 797 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus dhe ka rreth 518 shtretër të lirë spitalor.

Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në spitalet e vendit jashtë Shkupit është raportuar se po mjekohen gjtihsej 442 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet gjithsej 355 persona pozitivë dhe të dyshimtë mjekohen për Kovid-19.

Sipas raporteve të spitaleve të cilat arrijnë  në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 26 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid-19, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 49 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 17 pacientë, në Veles shërohen 27 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 68 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid-19. Në qendrën Kovid në Ohër  50 pacientë janë të hospitalizuar,  në Prilep 58, në qendrën kovid në Gostivar 13, ndërsa në Strugë 29 të sëmurë.  Në spitalin në Strumicë janë hospitalizuar 42 pacientë, në Koçan 13, në Kërçovë 12, Kavadar 23, në Gjevgjeli 9, ndërsa në Dibër gjashtë  pozitivë dhe të dyshimtë për koronavirusin.

Siç shton MSH  shifrat ndryshohen nga ora në orë, sipas  pranimeve dhe çregjistrimeve të bëra të pacientëve.

Gjatë ditës, bëhen edhe çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilët do të lirojnë shtretër shtesë.

Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Next Post
MPJ: Buçkovski në Sofje, të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për gjetjen e zgjidhjes për dallimet

MPJ: Buçkovski në Sofje, të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për gjetjen e zgjidhjes për dallimet

Perdju: Përfundoi koha e maltretimit të Maqedonisë së Veriut

Perdju: Përfundoi koha e maltretimit të Maqedonisë së Veriut

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom