• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Dojkov: Të qetësohet toni dhe të kthehet besimi midis Sofjes dhe Shkupit

December 23, 2020
in INTEGRIME, BALLINA, LAJME, POLITIKË
Dojkov: Të qetësohet toni dhe të kthehet besimi midis Sofjes dhe Shkupit
Share on FacebookShare on Twitter

Arsyeja e sjelljes së Bullgarisë në lidhje me fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së është për shkak të mos përmbushjes së Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, deklaroi Zëvendësministri bullgar i Punëve të Jashtme, Petko Dojkov.

“Marrëdhëniet tona prej tani do të vazhdojnë të duken si marrëdhënie midis dy vendeve fqinje. Njëra e cila tashmë një kohë të gjatë ka bërë përpjekje të mëdha për ta mbështetur të dytë, ndërsa tjetra që po aplikon për anëtarësim në BE”, theksoi Dojkov në deklaratë.

Sipas Dojkov, ka shumë politikë të brendshme në keqkuptimin e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut.

“Theksi i diskutimeve është gjithmonë i përqendruar nga Bullgaria. Ka dy pikëpamje. Njëra është e jona, e dyta është në Shkup. Sipas Shkupit, ka përparim nëse bëhet krahasim me komisionet e tjera të ngjashme historike. Por mendimi ynë është i kundërt. Ne kemi pritje të caktuara. Mendimi ynë është se puna e këtij komisioni u ndërpre në mënyrë të njëanshme, ndërsa rezultatet që janë arritur nuk janë realizuar zyrtarisht”, shtoi Dojkov.

Zëvendësministri bullgar i Punëve të Jashtme vlerëson se librat shkollorë në vend kanë përmbajtje “që nuk korrespondojnë me kuptimet” e Bullgarisë.

“Në to ka gjuhë të urrejtjes. Arsyeja për sjelljen tonë në muajt e fundit është për shkak të mos përmbushjes së kontratës. Gjithçka nisi me atë. Bullgaria nuk e ndaloi procesin, nuk vuri veto. Ajo që ne e presim nga Maqedonia e Veriut në radhë të parë është ta kthejmë besimin midis dy vendeve tona. Së dyti, ne presim të qetësohemi. Nëse kjo vazhdon, do të jetë e vështirë të zhvillohen bisedime midis dy vendeve”, tha Dojkov.

Sipas tij, secili dokument duhet të realizohet me procedura të caktuara, diçka që, siç thotë ai, quhet “zbatim i marrëveshjes”.

Next Post
Panel diskutimi i CIVILit: Të rinjtë, perspektivat…

Panel diskutimi i CIVILit: Të rinjtë, perspektivat...

Spasovski: Është rritur efikasiteti i policisë, prej shtatorit janë sekuestruar 550 kilogramë marijuanë

Spasovski: Është rritur efikasiteti i policisë, prej shtatorit janë sekuestruar 550 kilogramë marijuanë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom