Nuk ka rrugë tjetër përveç rrugës për anëtarësim të plotë në BE. Mbesim të fokusuar tërësisht në atë rrugë. Absolutisht e dimë deri ku po bisedohet. Unë jam maqedonas, unë kam lindur maqedonas dhe jam rritur si maqedonas, deklaroi mbrëmë kryeministri Zoran Zaev ku ishte mysafir në TV Telma. Ndërkohë, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mori mbështetje nga eurodeputetët, me përjashtim të dy deputetëve bullgarë të së djathtës, se porosia e PE-së është e qartë – kontestet bilaterale nuk kanë vend në procesin e bisedimeve me BE-në. Përfaqësuesi Special i Qeverisë së Maqedonisë për Bullgarinë, Vllado Buçkovski, nga ana tjetër, mbajti takim me Kryeministrin bullgar, Bojko Borisov, në të cilin u theksua se zgjidhjet mund të gjenden në tryezën e bisedimeve.
Zaev tha se nga situata me bllokadën bullgare humbin edhe Bullgaria edhe Maqedonia e Veriut, por, siç tha, më shumë humbë Evropa nëse nuk heq dorë nga kjo. Ka gjëra për të cilat jo vetëm që nuk negociohet, por edhe nuk bisedohet. Unë shpresoj se miqve tanë, flas për miqtë, sepse populli bullgar është mik i popullit maqedonas dhe me këtë edhe Qeveria e tyre, presidenti, dhe madje edhe opozita duhet të dinë se e drejta për e identitetit, e drejta për vetëvendosje, e drejta për të gjuha amtare e vet është e drejta e saj universale e garantuar nga marrëveshjet ndërkombëtare, të drejtat universale të njeriut dhe gjithçka”, tha kryeministri.
“Bllokada dhe vetoja lënë shije të hidhur. Sërish do të na i përçajnë popujt. Nuk na duhet kjo. Nëse bashkëpunojmë më shumë, Evropa Perëndimore dhe Veriore akoma më shumë do të na pranojnë”, porositi Zoran Zaev.
Thotë se e ndjen shijen e hidhur të qytetarëve dhe se konsiderohet i detyruar t’i hap shtigjet për të ndërtuar një miqësi të sinqertë, e cila, siç tha ai, duhet të jetë e ndërsjellë.
Shfaqi shpresë se kjo çështje do të zgjidhet sa më parë, për çka, siç tha ai, përfitimin e popullit maqedonas dhe bullgar dhe për vazhdimin e rrugës së integrimit tonë.
Theksoi se nëse jemi për anëtarësimin në BE për ne, dhe jo vetëm të jemi anëtarë të Bashkimit, ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë.
“Bllokadat do të vazhdojnë edhe deri vitin tjetër dhe do të vazhdojnë edhe pas një viti, më pas Serbia do të hyjë, atëherë Serbia do të na fajësojë për diçka, KOM është akoma e hapur. Ne duhet t’i zgjidhim gjërat sa më shpejt. Sigurisht që jo me çdo kusht. Sepse nëse jemi impersonal, nëse jemi askush dhe asgjë, nëse nuk e kemi identitetin dhe gjuhën tonë, pse është anëtarësimi ynë, sepse lufta jonë është për të gjitha këto vlera evropiane, përfshirë të drejtën e vetëvendosjes, veçantia jonë kombëtare,” tha Zaev.
Sipas tij, që kur filloi zgjidhja e kontesteve me fqinjët, gjuha dhe identiteti ynë po përjetojnë afirmim, si kurrë më parë.
“Ne duhet të ecim përpara si maqedonas me gjuhë maqedonase dhe këtë jemi duke e bërë, sot ne jemi maqedonas që flasim maqedonisht dhe ne jemi anëtare të NATO-s. Nesër do të jemi evropianë, vendi ynë do të jetë anëtar i BE-së dhe do të jemi maqedonas që flasin maqedonisht dhe ne po e arrijmë atë qëllim, ndryshe nga të gjitha 27 vitet e mëparshme kur nuk e arritëm atë. Në kohën kur ne nuk i arritëm ato qëllime, identiteti ynë dhe gjuha jonë ishin më të diskutueshme sesa tani kur po i përmbushim qëllimet”, tha Zaev.
Tha se mbetet optimist dhe shfaqi shpresë se kryeministri bullgar, Bojko Borisov do të bëjë hap përpara.
“Miku im Bojko Borisov mund të bëjë hap përpara sepse publikisht deklaruam dhe në të gjitha bisedat në të cilat biseduam se Maqedonia e Veriut nuk ka rëndësi tjetër nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Ka të bëjë me integritetin tonë territorial, nuk ka pretendime territoriale apo çfarëdo qoftë pretendimesh. Njëkohësisht, çdoherë kam thënë dhe sërish do të them, nuk kemi kurrfarë aspirata të përzihemi në punët e brendshme as të Bullgarisë, as të cilit do prej fqinjëve, përfshirë edhe qytetarë dhe të drejta të pakicave, e as ndërkaq lejojmë dikush të na përzihet sepse kjo është rregulluar në planin ndërkombëtar”, tha Zaev.
Shtoi se mundet me intensitet më të madh të realizohet Marrëveshja për fqinjësi të mirë, ndërsa Komisioni i përzier t’i gjejë zgjidhjet dhe t’i publikojë.
Edhe njëherë përsëriti se linjat e kuqe mbeten gjuha dhe identiteti maqedonas dhe se rruga e vetme e vendit është integrimi i tij në Bashkimin Evropian.
Kryeministri, duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me riemërtimin e festës së 24 majit nga Parlamenti bullgar si Dita e Alfabetit bullgar, tha se të gjithë e dimë që Cirili dhe Metodi janë edukatorë sllovenë dhe se askush nuk mund t’i përvetësojë ata ose të paraqesë alfabetin glagolik si alfabetin e tyre.
“Nëse i vizatoni vijat e kuqe paraprakisht, nuk do të keni për çfarë të flisni. Hapen mundësi për bisedime, për të cilat ju ktheheni në shtëpi dhe duhet të kalojë në Parlament, Qeveri. Duke qëndruar në vend, ne humbasim. Kroacia ishte pas nesh në vitin 2005, ndërsa shikoni se ku janë tani”, shtoi Zaev.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut , Bujar Osmani, dje pasdite mbajti një debat me eurodeputetët nga Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian (PE). Me përjashtim të dy deputetëve bullgarë të së djathtës, porosia e PE-së është e qartë – kontestet bilaterale nuk kanë vend në procesin e bisedimeve me BE-në, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Dhjetëra eurodeputetë morën fjalën për një orë debat me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë sot pasdite në seancën virtuale të komisionit parlamentar, me fjalë të forta mbështetjeje dhe zhgënjimi për bllokadën e Bullgarisë lidhur me miratimin e kornizës së bisedimeve për Maqedoninë e Veriut.
Mbështetje të fortë shprehu edhe deputeti grek nga radhët e Sirizas, Stelios Kuloglu, duke kërkuar që t’i jepet fund “zombive historikë” në Ballkan dhe porositi se Parlamenti Evropian është në anën e Maqedonisë së Veriut. Tha se është “e papranueshme që një shtet anëtar ta përdorë statusin e tij kundër një vendi kandidat për t’i zgjidhur marrëdhëniet dypalëshe, në shekullin 21 dhe në një kohë kur kemi probleme të tjera të tilla si pandemitë, drejtësia sociale, siguria dhe demokracia”.
Një dënim i ngjashëm i vetos Bullgare erdhi nga grupi i të Gjelbërve përmes deputetes holandeze Tineke Strik.
Përfaqësuesi i Partisë Popullore Evropiane, EPP, nga Bullgaria, eurodeputeti Aleksandar Jordanov dhe homologu i tij nga VMRO-ja bullgare, ishin të vetmit që mbështetën veton bullgare. “Ka maqedonas që ndjehen bullgarë dhe kjo duhet të dihet, ju duhet të ndaloni interpretimin komunist të historisë, a i keni ndryshuar librat shkollorë të historisë?”, pyeti Jordanov dhe porositi se Maqedonia e Veriut do të marrë mbështetjen e Bullgarisë kur të zbatojë Marrëveshjen për miqësi.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Bujar Osmani, me një ton pajtues, përsëriti se autoritetet e vendit kultivojnë marrëdhënie të mira fqinjësore, siç e ka dëshmuar këtë duke marrë vendime të vështira, tha ai dhe beson se Marrëveshja e miqësisë është baza më e mirë për bashkëpunimin e mëtejshëm me Sofjen.
“Marrëveshja e miqësisë me Bullgarinë është një formulë për sukses, kontestet janë emocionale dhe me emocione është e vështirë të arrihet një qasje racionale , veçanërisht në periudhë parazgjedhore”, sqaroi Osmani, duke theksuar se për vetëm 18 muaj janë realizuar 11 takime të komisionit të përbashkët interdisiplinor dhe është arritur marrëveshje për dy periudha historike dhe pesë figura historike.
Osmani gjithashtu konfirmoi se Maqedonia e Veriut nuk heq dorë nga rruga proevropiane përkundër frustrimeve dhe zhgënjimeve, dhe se do të vazhdojë të punojë në reformat për të qenë e përgatitur për ditën kur Këshilli i BE do të japë dritën e gjelbër. Për Maqedoninë e Veriut , tha ai, nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së.
“Është interesante se ne megjithatë jemi duke jetuar atë alternativë për më shumë se dhjetë vjet dhe me siguri do ta jetojmë edhe një dekadë derisa BE-ja të jetë gati për të pranuar vendet e reja anëtare, ne duhet të gjejmë forcën e brendshme, e për këtë Parlamenti Evropian u tregua si partner me vlerë”, tha ministri Osmani.
Ai siguroi deputetët se Maqedonia e Veriut u përmbahet marrëdhënieve me Bullgarinë dhe dëshiron t’i kultivojë ato, por ato duhet të zhvillohen me respekt të ndërsjellë.
Përfaqësuesi special i qeverisë për Bullgarinë, Buçkovski u takua dje në Sofje me Borisovin. “Unë gjithmonë kam besuar se zgjidhjet mund të gjenden në tryezën e negociatave. Brezat e tanishëm dhe të ardhshëm nuk do të falin as Bullgarinë dhe as Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëse nuk gjejnë kompromis që do të japë perspektivë”, ka deklaruar Borisov në takimin me Buçkovskin.
Siç njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë bullgare, Borisovi ka theksuar se për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme dhe të përhershme për “çështjet e tjera të hapura në marrëdhëniet bilaterale”, nevojitet “qasje pragmatike, e sinqertë dhe me qëllim të mirë, e shprehur në aktivitete konkrete”.
Sipas Borisovit, për kthimin e besimit të ndërsjellë do të nevojitet përmbushje strikte e të gjitha obligimeve të ndërmarra me Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim, të lidhur mes të dyja vendeve në vitin 2017. “Bullgaria gjithnjë i ka respektuar vlerat euroatlantike dhe për këtë temën për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor e vendosëm në vend të parë gjatë kryesimit tonë me Këshillin e BE-së”, theksoi Borisovi.
Sipas tij, Bullgaria deri më tani ka bërë përpjekje maksimale për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE, dhe në këtë kontekst si rezultat i mbështetjes bullgare për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut është nënshkruar edhe Marrëveshja për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim.
Lideri i opozitës Hristijan Mickoski u takua dje me ambasadorin e BE-së, Dejvid Gir, në të cilin, siç kumtoi pres shërbimi për informim i partisë, ai i tha Girit se nuk është evropiane që Maqedonia të kushtëzohet për gjuhën, identitetin dhe historinë e saj, të cilat janë pjesë e letërnjoftimit të një kombi.
“Maqedonia ka të drejtë për simbolet e saj të identitetit”, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-sl, Hristijan Mickoski në takimin me përfaqësuesin e BE-së në Maqedoni, ambasadorin Dejvid Gir.