Kategoritë

INTEGRIME Vazhdojnë bisedat me Bullgarinë, gjuha dhe identiteti maqedonas janë linjat e kuqe

Bisedat për tejkalim të mospajtimeve me Bullgarinë vazhdojnë këto ditë  në nivel të grupeve të punës, të udhëhequra  nga ministritë e punëve të jashtme të të dy vendeve, ndërsa gjuha dhe identiteti maqedonas janë linjat e kuqe në bisedat  me Bullgarinë, të cilat disa herë në ditët e fundit i potencuan  kreu shtetëror, ndërsa dje i përsëriti  ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Për atë se nuk do të ketë negociata për gjuhën dhe identitetin, potencoi kryeministri Zoran Zaev  prej të enjten, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas intervistës për BGNES, e cila shkaktoi reagime në opinion. Zaev atëherë tha se gjuha maqedone  dhe identiteti maqedonas nuk janë në tryezë të negociatave,  askund në botë  nuk negociohet  për identitetin dhe gjuhën amë. Shtoi se Bullgaria  e pranon realitetin për gjuhën dhe identitetin maqedonas, por dëshiron të flasë për historinë, për të kaluarën dhe rrënjët.

Ministrja Shekerinska   duke e prezantuar buxhetin e  mbrojtjes për vitin e ardhshëm,  duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se do të bëjmë gjithçka që të gjejmë zgjidhje, por asesi në llogari  të çështjeve  për të cilat thamë se  janë linja jonë e kuqe, ndërsa ajo është gjuha dhe identiteti maqedonas.

Ajo potencon se të gjithë në Qeveri janë optimistë se do të gjendet zgjidhje, por shtoi se nuk dëshiron të parashikojë sepse  që të tejkalohet një kontest nuk janë të mjaftueshme vetëm  optimizmi dhe vullneti i mirë i njërës anë, por vullneti, dëshira dhe aktiviteti i të dy anëve.

Linjat e kuqe paraprakisht i nxorën edhe zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov dhe ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq.

Dimitrov në intervistë për H1 tha se çështja e gjuhës dhe identitetit është rezultat i një procesi historik dhe ne nuk mundemi për atë as të bisedojmë as të negociojmë.

Dimitrov potencon se çështja e gjuhës dhe identitetit është në zemrën e punëve të brendshme, të sovranitetit të një shteti sepse është shprehje e  të drejtës së vetpërcaktimit, dhe në atë kuptim,  asnjë fqinj,  asnjë shtet  ka ç’farëdo lloj  baze juridike në të drejtën ndërkombëtare, por edhe në të drejtën evropiane,  neve, maqedonasve  të na tregojë diçka rreth gjuhës maqedone.

Ministri i Drejtësisë, Mariçiq, në një intervistë televizive potencon se  negociata ose biseda  rreth gjuhës maqedonase dhe identitetit  nuk do të ketë.  Mund të bisedohet, vetëm për dinamikën  dhe mënyrat e zbatimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Mariçiq theksoi se  e ardhmja jonë evropiane nuk mund të varet nga ajo nëse mundemi të jemi maqedonas  dhe të flasim gjuhën maqedone. Ajo e drejtë na është garantuar  me të gjitha deklaratat  ndërkombëtare universale dhe me parimet e BE-së.

Për dhjetë ditë duhet të mbahet Këshilli i ministrave të BE-së, në të cilin në rend dite  sërish  do të jetë  çështja për mundësinë e fillimit zyrtar  të negociatave me Bashkimin Evropian, prejse Bullgaria në mbledhje më 17 nëntor vendosi veto dhe mbeti në kërkesat e saj për vendosje të disa kushteve në korrnizën negociuese. Në ndërkohë vazhdojnë  bisedat në nivel të grupeve të punës, të udhëhequra nga shefat e diplomacive të të dy vendeve.

Kryeministri Zoran Zaev edhe në TV 21 deklaroi se  nuk ka caktuar takim me homologun e tij bullgar Bojko Borisov. “Nuk ka takim të caktuar mes meje dhe Borisovit. Në nivel të grupeve të punës nën udhëheqësi të ministrit tonë dhe atij bullgar për punë të jashtme flitet”, thotë kryeministri.

Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani të premten në intervistë për Alsat  tha se këto ditë  me Bullgarinë  do të bisedohet,  pas së cilës do të kuptohet nëse do të ketë tejkalim të çështjeve të hapura.

Shefi i Diplomacisë potencoi se kërkesa e Bullgarisë të pranohet se  etnogjeneza maqedone është bullgare,  ndërsa gjuha maqedonase është kodifikuar  në bazë të dialekteve  perëndimore-bullgare është reflektim i mosbesimit të krijuar ndaj Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

Ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva deklaroi se  pozita bullgare është në korrnizën negociuese për Maqedoninë e Veriut  të përfshihen tre pikat  e veçanta: formulimi për gjuhë zyrtare të Maqedonisë së Veriut, udhërrëfyes për realizimin e Marrëveshjes prej vitit 2017 dhe anulimin nga ana e Shkupit   nga pretendimet  për ekzistimin e pakicës maqedone në Bullgari.

Dje u pajtua edhe Këshilli i ambasadorëve me rastin e ngjarjeve më të reja në marrëdhëniet maqedono-bullgare vlerëson se çdo intervenim i të kaluarës mund të jetë  më i humbur dhe i gabuar të interpretohet me  pasoja të paparashikueshme.

Në kumtesë, dërguar deri te opinioni, Këshilli i ambasadorëve thekson se shkenca historike e ka dhënë fjalën e saj  për gjendjet në vend  prej vitit 1941-1944 dhe se politika duhet të merret vetëm me të tashmen dhe të ardhmen.

“Këshilli i ambasadorëve pret vëmendje ende më të madhe në komunikimin publik të bartësve të funksioneve politike dhe shtetërore më të larta dhe më përgjegjëse në të dy vendet dhe njohje të lartë dhe përgjegjësi në ngjarjet publike për proceset historike dhe dokumentet e arkivit, në çka shohim perspektiva për bashkëpunim në suaza të familjes së madhe të zhvilluar dhe demokratike të anëtareve të BE-së. Në këtë kontekst edhe njëherë theksojmë se ngjarjet historike nuk duhet dhe nuk mund të riformësohen, ndërsa e ardhmja në cilindo vend, për të cilin qytetarët e saj janë përcaktuar në mënyrë plebiscitare, nuk guxon të pengohet”, citohet në kumtesë.

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski dje në protestë para Qeverisë deklaroi se ka pasur informacion se këtë fundjavë  copëtohet Maqedonia në Sofje dhe negociohet për të ardhmen e identitetit tonë.

Ministrja Shekerinska, sërish potencoi se  ndoshta të vetmit të cilët  nuk kanë të drejtë të flasin  shumë për luftën tonë antifashiste është pikërisht partia e cila ndërtoi karrierë  duke folur dhe punuar kundër antifashizmit.

Ajo theksoi se opozita ka të drejtë absolute të ngritë iniciativa në Kuvend dhe se, si demokratët do ta pranojnë atë,  përgatiten, dhe nga ajo do të dalin si fitimtarë.