Kategoritë

EKONOMI Bomgartner: Përmes Agjencisë franceze për zhvillim do ta mbështesim projektin për treg të përbashkët rajonal, në fokus edhe ekonomia e gjelbërt

Parisi përmes agjencisë franceze për zhvillim (FRA), do ta mbështesë  projektin për formim të tregut të përbashkët rajonal në Ballkanin Perëndimor të miratuar në Samitin e procesit berlinas në Sofje,  me të cilin këtë vit për herë të parë, së bashku bashkëkryesuan një vend anëtar  i BE-së dhe vendi kandidat për anëtarësim – Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, thotë ambasadori francez Siril Bomgartner për MIA-n.  Fushë prioritare, shton do të jetë edhe lufta kundër  ndryshimeve klimatike, ekonomia e gjelbërt dhe burimet e ripërtërira të energjisë  për të cilat investitorët francez fillojnë të interesohen për mundësitë të vijnë në vend.

Ambasadori Bomgartner sqaron se në përgjithësi, ekziston  lidhje e ngushtë ndërmjet  reformave të brendshme që duhet t’i zbatojnë vendet  që janë në rrugën  e afrimit drejt BE-së dhe kërkesat e pritjet e Unionit në lidhje me to,  në suaza të procesit për inkuadrim,  jashtë asaj që quhet  miratim i „acquis communautaire“ (e drejta e BE-së).

“Në rastin me Ballkanin Perëndimor,  ekziston edhe dimension rajonal. Kjo i detyrohet faktit që ekziston perspektivë  evropiane për gjashtë  vendet e këtij rajoni, gjegjësisht,  kur të vjen koha,  përcaktimi i tyre është të bëhen vende-anëtare të BE-së. Kjo ka të bëjë me të gjithë ato, madje edhe nëse gjendja me përparimin  ndryshon nga vendi në vend, ndërsa Kosova gjendet në një situatë të veçantë, kur të gjitha vendet-anëtare të BE-së nuk e kanë pranuar  pavarësinë e tij. Kjo i detyrohet, mes tjerash,  faktit që  jo ashtu prej më parë, disa nga këto vende u përballën me gjendje të konflikteve,  ajo që te të tjerat paraqiten probleme  rreth kufijve ose kontesteve historike, ndërsa sërish integrimi rajonal është relativisht i dobët, edhe në qoftë se bëhet fjalë për këmbim ekonomik ose për shembull, në fushën e transportit. Procesi i Berlinit ishte vendosur pikërisht  si përpjekje të  gjendet  zgjidhje për atë gjendje”, thotë  ambasadori francez i cili e njeh rajonin duke e pasur parasysh se  ishte zëvendësambasador në Amasadën franceze në Sofje (2006-2010).

Ai përkujton se në Samitin e fundit këtë muaj në Sofje,  me të cilin bashkëkryesuan  kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, madje edhe pse kontesti ndërmjet këtyre dy vendeve nuk ishte zyrtarisht në rend dite,  ngjarja kishte vlerë të madhe simbolike.

“Për atë Franca merr pjesë dhe e mbështet këtë proces  të cilin e përshëndet  në nivel më të lartë në nismën e mëparshme të kahëzuar  drejt krijimit të tregut të përbashkët rajonal. Në lidhje me resurset, e para dhe themelore,  në nivel evropian, duhet të ndërmerret aksion  për mbështetje të këtij  projekti rajonal. Plani ekonomik dhe investues, i miratuar këtë vit për Ballkanin, parashikon rreth  9 miliard euro  dhe është përgatitur  në atë drejtim. Në plan bilateral, sërish, agjencia e madhe franceze për zhvillim FAP, do ta mbështesë atë proces. Megjithatë, Agjencia tashmë filloi  me zbatimin e aktiviteteve të saj  në disa vende të rajonit. Këtu, në Maqedoninë e Veriut, projekt-marrëveshja që do ta përbëjë  korrnizën  për veprim të saj  është përgatitur dhe të dyja palët e kanë miratuar,  mbetet vetëm të nënshkruhet  sapo të caktohet  momenti i goditur politik në pajtim me kontekstin shëndetësor”, thotë Bomgartner për MIA-n.

Për Agjendën e gjelbër të miratuar për Ballkanin Perëndimor, në Samitin virtual në Sofje këtë muaj, sipas modelit të paktit të gjelbër të BE-së, Bomgartner potencon se  presidenti i Francës e përshëndeti këtë  nismë rajonale, si sinjal për afrim dhe kontribut drejt përpjekjeve të Unionit në luftën  kundër ndryshimeve klimatike dhe  për mbrojtje të mjedisit jetësor.

Ai përkujton në disa ngjarje  të rëndësishme evropiane dhe ndërkombëtare të cilat janë planifikuar për muajin e ardhshëm,  deri në samitin për ndryshimet klimatike “KOP 26”, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm: Ato janë Këshilli Evropian më 10 dhe 11 dhjetor, i cili, thotë do të bëjë përpjekje ende më shumë ta rrisë përkushtimin e BE-së, veçanërisht  duke vepruar sipas qëllimeve afatmesme, të kahëzuara drejt neutralitetit klimatik në vitib 2050.

Edhe këtu, thekson Bomgartner, programet evropiane duhet të mundësojnë mbështetje aktive  të kësaj lëvizje,  përderisa në plan bilateral, ajo është fushë prioritare e cila tashmë është identifikuar dhe pranuar për aktivitetet e ardhshme të Agjencisë franceze për zhvillim.

Duke e komentuar gjendjen me pandeminë e Kovid-19 dhe valën e vjeshtës, ai përkujton se në korrniza të BE-së, këtë pranverë do të bëhet përpjekje  thelbësore që t’u ndihmohet vendeve  nga ky rajon,  me miratim të pakos prej 3,3 miliard euro  që të plotësohen nevojat më urgjente, si dhe për ballafaqim me pasojat afatgjate nga kriza e shkaktuar e Kovid-19.

“Kjo përpjekje të cilës i shtohet edhe plani ekonomik dhe investues për Ballkanin që e përmenda  më lartë, më duket se është më në përputhje me nevojat dhe në çdo rast  nuk mund të krahasohet me atë  që sigurohet nga vendet tjera, me siguri me publicitet më të madh. Personalisht mendoj se kjo është dëshmi se ne evropianët ndonjëherë bëjmë më shumë, ndërsa më pak flasim”, përfundon ambasadori francez Siril Bomgartner.