Kategoritë

KOVID-19 Prej nesër armata përfshihet në sigurimin e objekteve shëndetësore ku nevojitet, pritet vendimi

Armata pritet prej nesër të përfshihet në sigurimin e institucioneve shëndetësore të cilat do ta kërkojnë këtë. Do të sigurohen klinikat në Shkup, spitalet më të mëdha në Shkup, si dhe spitalet në Tetovë, Manastir, Gostivar, Dibër, Kumanovë, Shtip, Veles,….

“Dje e bëmë kërkesën tonë si Qeveri dhe ajo është dërguar deri te presidenti. Në mëngjes kishte takim dhe marrëveshje në Shtabin Operativ të MPB-së dhe ARM-së dhe pres gjatë ditës së sotme presidenti, si komandant suprem, të japë dritë të gjelbër dhe se praktikisht që nesër plotësisht të funksionojë, paralajmëroi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në pyetjen e gazetarëve pas takimit me ambasadoren britanike Rejçel Galovej.

Sqaroi se mbrojtja e këtillë do të funksionojë jashtëzakonisht me kërkesë të institucioneve shëndetësore se ky nuk është vendim që do ta marrë policia apo armata, por do të jetë kërkesë e institucioneve shëndetësore dhe përgjigje e kërkesave të tyre.

“Është përgatitur lista nga Ministria e Shëndetësisë dhe me nismë të çdo institucioni do të fillojmë me vendosjen e forcave. Do të përfshihen pjesa më e madhe e klinikave në Shkup dhe spitalet më të mëdha si “8 Shtatori” dhe të tjerat në qytet dhe në qendrat më të mëdha, si në Tetovë, Manastir, Gostivar, Dibër, Kumanovë, Shtip, Veles. Të gjithë që kanë shprehur interes do të marrin mbështetje”, theksoi Shekerinska.

Shtoi se këtë do ta bëjnë në nivel lokal me minimum shpenzime. “Atë që e themi se duhet të investojmë në mbrojtje tani mund të shohim se është kështu. Investon në kushte paqeje, që të mundesh të mbështetesh në kohë krize. Sistemi tregon se mund t’i besohet se është këtu edhe gjendja është më e rëndë”, potencoi ministrja e Mbrojtjes.

Qëllimi i angazhimit të armatës, siç sqaroi, është që të mundësojë që çdo spital, çdo klinikë në Shkup të mund të konsiderojë se mjekët, infermieret dhe pacientët janë të mbrojtur dhe se kjo është punë e policisë dhe armatës tani.

Theksoi se pa shpallje gjendje krize kjo mbështetje nuk ishte e mundur apo do të ishte e paligjshme. Në pajtim me Kushtetutën dhe dispozitat tona ligjore, armata nuk mund të përdoret në kushte jashtë krize, gjendje të jashtëzakonshme apo ushtarake. Dhe njëra nga arsyet, siç tha ministrja, pse dhamë propozim për gjendje krize, është se në kushte të këtilla mund t’i përdorim  forcat e armatës për shkak të sigurimit të rendit dhe disiplinë më të madhe dhe organizim rreth organizatave shëndetësore.