Kategoritë

KOVID-19 Arsovski: Kanë kaluar disa ditë nga fillimi i gjendjes së krizës, gjithçka që punohet bëhet në bazë të vlerësimit

 Kanë kaluar disa ditë nga fillimi i gjendjes së krizës në vend. Gjithçka që punohet bëhet në bazë të vlerësimit, përkatësisht në atë që e rekomandon Shtabi i Krizave, që do ta shqyrtojë Komiteti drejtues dhe do të aprovohet nga Qeveria.

Këtë e deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, i cili tha se nga ajo që deri më tani e kanë si informatë, është marrë vendim lidhur me vendosjen e ushtarëve dhe policëve, numrin e tyre në sigurimin e objekteve shëndetësore. Pra, theksoi ai, kjo është vendosur në bazë të një vlerësimi.

“Meqenëse Shtabi i krizave është në koordinim ditor, ne sigurisht do të informojmë për të gjitha hapat e ardhshëm”, theksoi Arsovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës për shtyp në Qeveri.

I pyetur se kur qeveria planifikon t’i rinisë konferencat e rregullta për shtyp për kovid situatën, ai tha se ata e mbështesin atë iniciativë.

“Ekzistojnë shumë mënyra ndërkohë për t’u informuar. Ministri i Shëndetësisë është gjithmonë në dispozicion. Ne do ta shqyrtojmë këtë ide dhe shpresoj se do të vendoset si praktikë. Në fakt edhe këto konferenca të rregullta për shtyp të Qeverisë mund të përdoren për tema të tilla”, shtoi Arsovski.