• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Brukseli ende shpreson se Shkupi dhe Sofja mund të arrijnë kompromis

November 12, 2020
in INTEGRIME, BALLINA, LAJME
Berlini është për fillim të negociatave deri në fund të vitit
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Evropian nuk tërhiqet nga fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Në kërkesë të MIA-s për  reagim pas takimit të kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojlko Borisov në Sofje, Komisioni Evropian mbetet  në qëndrimin se  dë ty palët  duhet të gjejnë kompromis dhe se mund të tejkalohen mospajtimet.

“I inkurajojmë të dy palët të vazhdojnë me përpjekjet për gjetje të zgjidhjes për problemet e tyre bilaterale”, tha për MIA-n zëdhënësja për zgjerim Ana Pisonero.

Më 17 nëntor  duhet të mbahet Këshilli i ministrave të BE-së në të cilin do të bisedohet  për zgjerimin  dhe në të cilin duhet të merret vendim për miratim të korrnizës negociuese të BE-së me Maqedoninë e Veriut, por Bullgaria tani për tani  nuk tërhiqet dhe konsideron se  nuk mund  të japë dritë të gjelbër derisa nuk gjendet kompromis rreth çështjeve për gjuhën, emrin e shkurtër dhe temat historike.

“Vazhdojmë të shpresojmë se mund të arrihet marrëveshje  për korrnizën negociuese  së shpejti me qëllim që të mbahet  konferenca e parë ndërqeveritare sa më shpejtë që është e mundur”, thotë Pisonero për MIA-n.

Në Komisionin Evropian nuk ka ndryshuar fjalori, thonë prej atje,  gjithmonë kanë thënë “sa më shpejtë që është e mundur” asnjëherë nuk kanë dhënë data.

Vetëm kryesimi gjerman dhe vetë komisari evropian për zgjerim  publikisht deklarojnë se  nga vetë fillimi shpresojnë  në konferencë të parë ndërqeveritare deri në fund të këtij viti, gjegjësisht në korrniza të kryesimit të Gjermanisë me BE-në.

Duke pasur parasysh atë, thonë nga KE, përdorimi i frazës “sa më shpejtë që është e mundur” nuk paraqet ndonjë ndryshim në ambiciet e Komisionit në lidhje me Maqedoninë e Veriut.

“I përshëndesim përpjekjet e kryesimit gjerman për lehtësim të bisedave mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut me qëllim të arritjes së marrëveshjes  në Këshillin për korrnizë negociuese, është qëndrimi zyrtar i Komisionit Evropian, i cili edhe më tutje mbetet në kontakt me të gjitha palët për ta ndihmuar procesin.

Në Bruksel nuk ka përshtypje se Maqedonia e Veriut vepron në mënyrë jokonstruktive në këtë proces, thonë burimet diplomatike  të cilët i ka  konsultuar MIA dhe shihet pozitivitet në vizitën fizike të kryeministrit Zaev në Sofje në suaza të Procesit të Berlinit.

Ka mbetur tani të gjitha palët të vazhdojnë me kontaktet dhe përpjekjet për arritje të kompromisit, por, edhe pse pala bullgare nuk ka mbështetje  nga vendet tjera anëtare për qëndrimet e tyre,  në të  drejtën e saj të vetos dhe pakushtëzimit, asnjë vend, as institucioni nuk mund të përzihet në çështjet bilaterale, theksojnë diplomatët në Bruksel. 

Next Post
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të ketë mbledhje pasdite, Filipçe tha se tani për tani nuk ka nevojë për restrikcione shtesë

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të ketë mbledhje pasdite, Filipçe tha se tani për tani nuk ka nevojë për restrikcione shtesë

KSHPK apeloi qytetarët që lajmërojnë korrupsionin të japin udhëzime më konkrete që të mund të veprojnë

KSHPK apeloi qytetarët që lajmërojnë korrupsionin të japin udhëzime më konkrete që të mund të veprojnë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom