Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe konsideron se nuk ka nevojë për restrikcione shtesë si ora policore. Në javët e ardhshme pret rezultate të japin masat restriktive të cilat janë në fuqi tani, edhe pse, siç deklaroi sot, janë të gatshëm që të propozojnë restrikcione shtesë nëse ka nevojë për këtë.
Eventualisht mund të propozohet mbyllje e tërësishme e disa operatorëve dhe kufizime të lëvizjes gjatë 24 orëve, në orët e pasdites ose gjatë fundjavave.
“Pas koordinimit në mëngjes të cilin e kishim, ende konsiderojmë se kjo nuk duhet të rekomandohet, por e ndjekim situatën epidemiologjike dhe do të sjellim vendime nëse duhet të sillen rekomandime ose masa të këtilla”, theksoi Filipçe.
Nuk frikohet se me vendosjen e orës policore në shtetet fqinje, do të mundej në vend të paraqiten raste të importuara nga jashtë.
“Ajo që kanë disa vende fqinje karantinë, domethënë kufizim i plotë i lëvizjes. Tani edhe kufijtë janë të hapur. Për këtë u morëm vesh bashkërisht sipas analizës paraprake të grupit të ekspertëve në kuadër të grupit të përbashkët të punës i cili përfundoi se nuk ka rrezik për raste të importuara për shkak të asaj se në secilin vend të rajonit rrezik kryesor është transmisioni lokal”, tha Filipçe.
Sa i përket publikimit të vonuar të raporteve për të infektuarit e rinj, Filipçe tha se është ashtu për shkak të numrit të madh të rezultateve të cilët arrijnë nga testimet e bëra dhe kontrollet të cilat bëhen me qëllim që të jepen të dhëna të sakta.