• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Borell: Bashkëpunimi është mënyra më e mirë për t’u tejkaluar ajo që u trashëgua nga e kaluara

November 10, 2020
in INTEGRIME, BALLINA, LAJME, POLITIKË
Borell: Bashkëpunimi është mënyra më e mirë për t’u tejkaluar ajo që u trashëgua nga e kaluara
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borell, sot pasdite u drejtua përmes videomesazhit në Samitin në Sofje në kuadër të Procesit të Berlinit dhe kërkoi të ruhet trendi pozitiv, përfshirë edhe me hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shkupit dhe Tiranës.

“Ballkani Perëndimor është në zemër të Evropës dhe e ardhmja e tij është në Bashkimin Evropian, prandaj angazhimi ynë ka qenë dhe do të mbetet i fuqishëm”, deklaroi Borrell në fillim të fjalimit të tij për liderët pjesëmarrës në samit nikoqir i së cilit janë Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.

Temë kryesore e fjalimit të tij ishte sfida me Kovid-19 dhe pasojat e tij.

Borell përkujtoi se me çfarë mbështetje financiare dhe materiale BE i ndihmon rajonit që të përballet me këtë krizë, përfshirë edhe përmes Planit investues dhe atij ekonomik për Ballkanin Perëndimor të prezentuar muajin e kaluar.

“E dini se sa për Bashkimin Evropian është i rëndësishëm tregu i saj i përbashkët. Është një prej atuve tona edhe në vigjilje të këtij Samiti isha i mahnitur nga përkushtimi që e dëshmuar për krijimin e tregut të përbashkët në Ballkanin Perëndimor, që të lirohet potenciali ekonomik i rajonit”, deklaroi shefi i diplomacisë evropiane.

Në këtë kontekst ai përkujtoi se rikuperimi ekonomik në periudhën post-kovidiane duhet të jetë i “qëndrueshëm dhe i drejtë në aspektin social”.

“Kjo do të thotë të synojë rimëkëmbjen ekonomike të gjelbër dhe transformimin digjital të ekonomisë dhe shoqërisë”, tha Borell, duke e theksuar Agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor i cili e shoqëron Planin ekonomik dhe investues.

Ai shtoi se është e rëndësishme të gjitha reformat ekonomike të mbështeten me reforma të fuqishme politike.

“Çdo partner në rajon e di çfarë duhet të bëjë. Tani, me vendimin e mirëseardhur të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është koha të ruhet trendi pozitiv dhe të vazhdohet me punë. Të punohet bashkërisht siç e bëjmë këtë në BE është mënyra më e mirë për t’u tejkaluar ajo që u trashëgua nga e kaluara dhe të ndërtohen e ardhme më e mirë. Ky është sinjal i qartë për rininë se në mënyrë serioze i pranojmë aspiratat e tyre për shoqëri të gjelbra, të drejta dhe prosperuese”, deklaroi shefi i diplomacisë së BE-së.

 

burim: MIA

Next Post
Vaksina kundër Kovid-19 te ne në janar ose shkurt

Vaksina kundër Kovid-19 te ne në janar ose shkurt

Merkel: Duhet të merreni vesh me njëri-tjetrin, kjo është shumë me rëndësi për rajonin

Merkel: Duhet të merreni vesh me njëri-tjetrin, kjo është shumë me rëndësi për rajonin

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom