• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home RAJON

Spikerja e Kuvendit Vjosa Osmani u.d. presidente e Kosovës pas dorëheqjes së Thaçit

November 5, 2020
in RAJON, BALLINA, LAJME
Spikerja e Kuvendit Vjosa Osmani u.d. presidente e Kosovës pas dorëheqjes së Thaçit
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, do të jetë ushtruese e detyrës presidente shteti, pasi presidenti i deritanishëm Hashim Thaçi sot dha dorëheqje nga funksioni.

Në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, Osmani do ta kryejë detyrën, jo më gjatë se gjashtë muaj deri në emërimin e presidentit të ri të shtetit i cili zgjidhet nga Kuvendi.

Për këtë funksion mund të nominohet kandidat ose një kandidate me propozim të 30 deputetëve ndërsa një deputet mund të nënshkruaj propozim për një kandidat.

Zgjedhja e kryetarit bëhet me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve në Kuvend. Nëse asnjë prej kandidatëve nuk i merr votat e nevojshme atëherë në votimin e tretë zgjidhet me shumicë të thjeshtë një prej dy kandidatëve të cilët kanë marrë më së shumti vota në votimet paraprake.

Hashim Thaçi, të cilit mandati pesëvjeçar i skadon në maj të vitit të ardhshëm, sot dha dorëheqje, pasi u konfirmua aktakuza kundër tij prej Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në Kosovë, selia e së cilës është në Hagë.

Thaçi është një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa në kohën e luftës midis Kosovës dhe Serbisë ishte drejtor politik i saj.

Next Post
Pendarovski: Avancimi i arsimimit të fëmijëve romë është thelbësor për kultivimin e gjuhës rome

Pendarovski: Avancimi i arsimimit të fëmijëve romë është thelbësor për kultivimin e gjuhës rome

Magazinë politike – SKEN: Solidariteti në kohë të pandemisë

Magazinë politike - SKEN: Solidariteti në kohë të pandemisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom