• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Pendarovski: Avancimi i arsimimit të fëmijëve romë është thelbësor për kultivimin e gjuhës rome

November 5, 2020
in BALLINA, LAJME
Pendarovski: Avancimi i arsimimit të fëmijëve romë është thelbësor për kultivimin e gjuhës rome
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e 5 nëntorit – Ditës Botërore të Romëve, presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë në takimin virtual “5 Nëntori – Dita Botërore e Romëve, nevoja për mbështetje institucionale për studimin, përdorimin dhe ruajtjen e gjuhë rome ”, ku ai e përgëzoi komunitetin rom dhe i porositi ata ta ruajnë gjuhën e tyre amtare.

Sipas presidentit, ruajtja e gjuhës amtare është detyrim dhe një thesar i rëndësishëm për ekzistencën, kulturën dhe traditën e çdo kombi. Prandaj, ai e theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për studimin, përdorimin dhe kultivimin e gjuhës rome e cila gjithashtu është kontribut në forcimin e shoqërisë multietnike të vendit.

Përveç kësaj, siç shpjegoi ai, përmirësimi i procesit të përgjithshëm arsimor të fëmijëve romë dhe sigurimi i kushteve të përshtatshme është thelbësore për kultivimin e mëtejshëm të gjuhës rome.

“Përpjekjet tuaja si mësimdhënës dhe profesionistë që kontribuojnë në afirmimin e gjuhës rome në arsim janë thelbësore për të siguruar qasje të barabartë në arsim për të gjithë nxënësit pa përjashtim. Ne, politikanët, kemi detyrim të ju dëgjojmë dhe së bashku me ju të propozojmë politika të përshtatshme”, tha Pendarovski.

Presidenti shprehu mbështetje të qartë për përpjekjet e mësimdhënësve dhe të gjithë aktorëve të tjerë nga komuniteti rom, gjuha rome të jetë e detyrueshme duke filluar nga klasa e parë, kultura rome të jetë një lëndë fakultative për fëmijët që nuk janë romë, si dhe mbështetje për restaurimin e Katedrës për gjuhë rome.

“Në atë drejtim, vendi ynë do të vazhdojë të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së romëve përmes përpjekjeve thelbësore”, shtoi presidenti, Stevo Pendarovski. 

Next Post
Magazinë politike – SKEN: Solidariteti në kohë të pandemisë

Magazinë politike - SKEN: Solidariteti në kohë të pandemisë

E ardhmja e Ballkanit perëndimor është në krijimin e tregut të përbashkët rajonal, porositën ministrat e Ekonomisë

E ardhmja e Ballkanit perëndimor është në krijimin e tregut të përbashkët rajonal, porositën ministrat e Ekonomisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom